Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në tubim morën fjalën me radhë kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit dhe në fund folën politikanët kryesorë, të gjithë nën lajtmotivin “Ndryshimi fillon nga duart tuaja”.
TIRANË- Koalicioni “Bashkë fitojmë” i tre forcave politike PL, PDK dhe PBDNJ, të cilëve u është bashkuar edhe ish kryeministrit Sali Berisha me ndjekësit e vet, nisën sot fushatën zgjedhore, ku theksuan premtimet e tyre për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në tubim morën fjalën me radhë kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit dhe në fund folën politikanët kryesorë, të gjithë nën lajtmotivin “Ndryshimi fillon nga duart tuaja”.
Kryetari i Partisë së Lirisë, ish presidenti Meta premtoi ndryshimin e qeverisjes vendore në dobi të qytetarëve dhe ndërprerje të abuzimeve me fondet publike.
“Ky vend anëtar i NATO-s, ky vend 100% pro europian kontrollohet në mënyrë të paligjshme dhe absolute nga një klikë në të gjithë pushtetin vendor. Pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut dhe ashtu është e gjithë Rilindja socialiste. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë. Është koha për revolucion me votë, i cili do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut, transparencë dhe llogaridhënie absolute”, tha zoti Meta.
Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste për qeverisje të korruptuar dhe të kapur në çdo nivel të administratës nga rryshfeti dhe klientelizmi.
“Ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores. Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar. Një dyshe famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit”, tha zoti Berisha.
Fushata e Partisë Socialiste ka lajtmotivin “Vetëm përpara, kurrë mbrapa”, ku në pjesën e dytë përfshin edhe në sigël non gratën amerikane të ish kryeministrit Berisha.
Gjatë një tubimi sot në Rrogozhinë, kryetari i kësaj partie dhe kryeministri Edi Rama, i quajti ish kryeministrin Berisha dhe ish presidentin Meta ata politikanë të së shkuarës, të izoluar dhe të zhytur në halle personale.
“Ata nuk kanë as vula, as emra. Njëri është non grata nga SHBA-të, tjetri non grata nga demokratët, që thonë se nuk mund të votojnë për një si Meta”, tha zoti Rama.
Ndërsa gjatë një tubimi sot në Kavajë, zoti Rama deklaroi se emigrimi i shtuar i rinisë nga Shqipëria ka ardhur prej plakjes së vendeve europiane dhë rënies së lindjeve në to.
Ai premtoi vazhdimin e transformimit të qyteteve si dhe rritje pagash publike, duke nxitur bizneset që të bëjnë të njëjtën gjë, që të frenohet emigrimi.
“Shqipëria nuk është më ajo e pak viteve më parë. Fakti që pothuajse po dyfishojmë pagat tregon për rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e tregut të punës”, tha zoti Rama.
Institucione vendase, shtete perëndimore dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për një garë zgjedhore të rregullt dhe mundësi zgjedhje të lira për qytetarët.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u ka bërë thirrje forcave politike që të mos denigrojnë njëra tjetrën, por të angazhohen me ide për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Ai theksoi se do të jenë të patolerueshme shit-blerja e votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike dhe manipulimi i procesit zgjedhor. Zyra ODIHR e OSBE-së ka përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve vendore të Shqipërisë më 14 maj mbi 300 vëzhgues afatshkurtër, ndërsa aktualisht kanë ardhur 13 ekspertë ndërkombëtarë dhe 24 vëzhgues afatgjatë.
Marrë nga VOA
Erion Veliaj RROGOZHINË- Drejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj ka ironizuar kandidatin e koalicioni 'Bashkë Fitojm&eum...
Edi Rama KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kavajë për hapjen e fushatës elektorale në këtë qyt...
Rama dhe Veliaj KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me batutat thumbuese në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj....
Ministria e Brendshme TIRANË- Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë shqipate. Këto ndryshi...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, zyrtarisht ka çelur sot fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit...
Arlind Qori TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës Arlind Qori ka deklaruar se fusha pranë stadiumit Selman Stërmasi mund q...
Ilir Meta TIRANË- Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale. Gjatë hapjes së fushatës isht...
Eugenti dhe Renisi TIRANË- Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka prezantuar në hapje të fushatës elektorale ditën e sotme k&eum...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kandidati për Kryetar Bashkie i PS ...
TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ditën e sotme n&eu...