All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Ky start i madh ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera

15 Prill 2023, 15:57 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Berisha: Ky start i madh ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion

TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Në fjalën hapëse të tij, ish-kryeminsitri Berisha premtoi se më 14 maj do të sjellë ndryshimin për qytetarët shqiptarë, ndërsa nuk ngurroi që të sulmonte dhe kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë. Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre. Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit. Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores. Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar. Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit. Ne do fitojmë! Unë besoj se Shqipërinë e shpëtojmë duke dhënë secili nga pak dashuri. Një vend që 10 vite që keqtrajtohet, shërohet vetëm me dashuri. Nuk mund të presim më nga ndërkombëtarët, nuk duhet të presim nga një lider apo një parti politike. Dashurinë më të sinqertë nënës mund t’ia japin vetëm bijtë e saj. Unë besoj në një Shqipëri që drejtohet nga njerëz të ndershëm, të rinj, model, me qytetarë të barabartë përpara ligjit, që krijon kushtet për t’i rikthyer qytetarët në atdheun e tyre. Unë besoj në një Shqipëri që shtohet në popullsi, me familje të gëzuara, me një qeveri të vogël dhe të përulur përpara qytetarëve. Unë besoj se ka ardhur koha për këtë Shqipëri. Të lëmë mbrapa Shqipërinë e krimit, drogës dhe vjedhjes. Kjo është një aspiratë që e shoh në zemrat e secilit prej jush. Të sigurt të jeni ju se po realizuam këto, Europa do na hapë dyert njësoj siç bëri NATO. Europa nuk do propagandë, ajo do vepra. Ne demokratët e kemi provuar se kemi vepra dhe dimë të flasim me vepra. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë! Thirrje për 83 përqind e shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria është: jepini një shans Shqipërisë, jepini një shans! Votoni më 14 maj, votoni ndryshimin.

Këta kanë motiv për vrasjen, ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit”. Ne nuk jemi njësoj. Sepse me zotimi ynë janë lufta kundër korrupsionit dhe transparenca. Gara e hapur është ligji ynë. Familjarët e tyre, duke filluar nga ata të Edi Ramës , që do të denoncohej se kishte fshehur 200 mln euro janë vërsulur si lukuni mbi tendera. Familjarët e Sali Berishës, pas kontrolleve, të agjencive më të fuqishme, gjeten se kishin zeron përfitime ,.I them Edi Ramës se të gjitha ato tenderua e prokurime të familjes tënde dhe familjes së ministrave të tu, do t’u kthehen dhe do t’u bien mbi kokë. Fundi me 14 maj është i tmerrshëm për ju. Ne nuk jemi njësoj sepse për Edi Ramën, fshati shqiptar nuk ekziston.

Ne do të ndërtojmë rrugë e shkolla me çmime reale. Ne besojmë se shqiptarët dihet të gëzojnë të drejta të njëjta në vendin e tyre. Në 14 maj, ashtu si në vitin ’92 jemi në mision. Të ftojmë miqtë, të afërmit tanë, të përçojmë ndryshimin. Ndaj u ftoj ju, mos çoni përpara vjedhjen dhe varfërinë tuaj. Ndryshimi është në duart tuaja. Votoni ndryshimin për fëmijët tanë, për t’ju shpëtuar atyre të ardhmen. Në 10 vite realiteti juaj ka qenë mashtrim, vjedhje e dëbim, ky realitet është i dhimbshëm dhe e bën të vështirë njeriun të ëndërrojë dhe të besojë. Ne jemi burra e gra , djem dhe vajza të lirisë. Ne me besimin tek liria do t’ja dalim. Arritjet e mëdha vijnë vetëm nga fryma sepse fryma që ndjej është frymë e ndryshimit, fitores, që në vitin ’92 solli ndryshimet epokale në Shqipëri. Kjo tregon se shqiptarët po ringrihen. Ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni kësaj fryme. Sot ju bëj thirrje të votoni ndryshimin. Qëllimi ynë do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Objektivat tona do të jenë gjilpëra për të qepur plagët e hapura të shpopullimit. Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët, dashurinë më të sinqertë do t’ja japin vetëm bijtë e saj. Unë besoj në një Shqipëri me rroga europiane. Një Shqipëri që mundëson kushte shqiptareve për të jetuar. Besoj në një qeveri të vogël të përulur para qytetarëve, besoj në një administratë eficente. Unë besoj se ka ardhur koha për këtë Shqipëri. Të lëmë mbrapa Shqipërinë e krimit, drogës dhe të vjedhjeve. Të jeni të sigurt se po realizuam këto Europa do të na hapë dyert njësoj siç bëri NATO.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet