LIVE UPDATES
Politike

“BIRN” për 14 majin: Rama rrezikon të humbasë Malësinë e Madhe, përplasje e ngushtë mes dy palëve

Bashkia e Malësisë së Madhe në veri të Shqipërisë kontrollohet nga socialistët që nga viti 2015 me anë të Tonin Marinajt. Rezultatet e së shkuarës tregojnë gjithsesi se opozita nuk është pa shans.

17 Prill 2023, 21:25 Nga DOSJA
“BIRN” për 14 majin: Rama rrezikon të humbasë
Sondazh

TIRANË- Gati 46 mijë votues në bashkinë Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë do të kenë mundësinë të zgjedhin për kryetar bashkie mes kryetarit aktual, Tonin Marinaj dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Isa Ramaj. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin mes 20 partive të ndryshme për postet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Këshilli në këtë bashki ka 31 anëtarë. Në listat shumëemërore të partive garuese për Këshill Bashkiak gjenden 668 kandidatë.

Këshillat bashkiake në zgjedhjet për pushtetin vendor zgjidhen sipas listave të mbyllura. Në rast se një qytetar voton një parti të caktuar, personi i parë i listës së kësaj partie ka shanse për të hyrë në këshill.

Malësia e Madhe përbëhet nga njësitë administrative Koplik, Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendrër dhe Shkrel. Ajo shtrihet në 951 kilometra katrore dhe ka 56 fshatra dhe dy qytete. Ajo shtrihet nga brigjet e liqenit të Shkodrës deri në Vermosh përgjatë kufirit me Malin e Zi.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 45% në vitin 2015, gjë që duket se reflekton shkallën e lartë të emigrimit të zonës.

Në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, kandidatët e së djathtës kanë pasur avantazh të konsiderueshëm kundrejt të majtës në komunat e kësaj bashkie. Kjo ndryshoi në vitin 2015, kur Partia Socialiste e mori bashkinë përmes Tonin Marinajt, një biznesmen dhe zyrtar publik. Marinaj arriti të mposhtë demokratët në një zonë tradicionalisht anti-socialiste duke fituar mbi 10 mijë vota, vota të fituara ndërsa socialistët ishin në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. LSI, e cila sot garon në aleancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kishte në atë kohë 15% të votave. Marinaj mbajti mandatin në zgjedhjet pa garë të vitit 2019 kur mori rreth 8 mijë vota.

 

Koalicioni Bashkë Fitojmë garon me Isa Ramajn, i cili ka qenë më herët kryetar komune si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Nëse zgjedhjet e vitit 2021 mund të shërbejnë si tregues, atëherë gara duket se është e ngushtë. Në këto zgjedhje parlamentare, PS mori 41% të votave ndërsa PD mori 44%. Por Partia Socialdemokrate, e cila është në aleancë jorformale me socialistët dhe drejtohet nga Tom Doshi, mori në territorin e kësaj bashkie afro 1500 vota ose 9%. Rrjedhimisht rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka gjasa do të varet jo vetëm nga preferencat e votuesve tradicionalë të së majtës dhe së djathtës, por edhe nga shkalla e angazhimit të makinerive politike në këto zgjedhje. Në total, PS dhe PSD kanë marrë bashkë rreth 300 vota më shumë se sa PD dhe LSI.

Bashkia e Malësisë së Madhe ka 340 punonjës. Buxheti i bashkisë për vitin 2022 ka qenë 78 milionë lekë të ardhura dhe 639 milionë lekë shpenzime.

Marrë nga Reporter.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet