LIVE UPDATES
Politike

Tregu që rrëzon fasadën e Bashkisë/ Këlliçi: Ulja e taksave e tarifave lehtëson biznesin, rrit punësimin

Belind Këlliçi u prezantoi paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat pas 14 majit do të lehtësojnë barrën fiskale që biznesi i paguan bashkisë së Tiranës. Këlliçi u shpreh para biznesit se paketa e tij e uljes së taksave, ka si synim të rrisë fitimet e biznesit dhe të nxisë punësimin.

17 Prill 2023, 17:59 Nga F.M

 

Tregu që rrëzon fasadën e Bashkisë/ Këlliçi:
Belind Këlliçi

TIRANË- Ka një vend për të kuptuar realitetin e një qyteti, përtej fasadës dhe propagandës, dhe ky është tregu. Biznesi i vogël dhe i mesëm është duke kaluar ditë të vështira në Tiranë, ku shkaqet kryesore janë mungesa e fuqisë blerëse për shkak të largimit të të rinjve dhe varfëria. Barrë janë po ashtu, taksat e larta. Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte në këtë fillim jave me subjektet që operojnë në Tregun Industrial në zonën e “5 Majit”. Tregtarët treguan se janë duke kaluar ditë të vështira ku shitjet kanë rënë në mënyrë drastike.

“Siç e sheh vet, s`ka ndonjë ndryshim. Më keq nuk ka.  Me ditë me ditë, siç është tregtia, e kupton vetë. Me rënie, nuk ka më ngritje, iku ai muhabet. Pak, shumë pak. Mendimi jonë është ta bëjmë më mirë. Shif e shkruaj, bosh. Kam 31 vjet. Ky vit ishte masakër fare”-u shprehën biznesmenët.
 
Belind Këlliçi u prezantoi paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat pas 14 majit do të lehtësojnë barrën fiskale që biznesi i paguan bashkisë së Tiranës. Këlliçi u shpreh para biznesit se paketa e tij e uljes së taksave, ka si synim të rrisë fitimet e biznesit dhe të nxisë punësimin.

“Të gjithë tregtarët që po takoj këtu, e njëjta gjë. Situata keq e më keq. Kemi planin për taksat, për tarifat, për biznesin e vogël, t`i japim frymëmarrje. Planin për uljen e taksave dhe tarifave ta garantoj që do e bëjmë realitet. Aty është programi për të ulur taksat dhe tarifat, për të fituar më shumë biznesi i vogël. 41 mijë biznese të vogla janë në Tiranë. Një njeri me punësu më shumë, me pas më shumë të ardhura, janë 41 mijë vetë më shumë. Ecën ekonomia, ka lekë, ka gjallëri, ka optimizëm”-tha Këlliçi.
 
Ashtu si kudo në Tiranë, edhe Tregu Industrial rrezikon të shembet për t`i hapur rrugë ndërtimit të kullave. Belind Këlliçi u shpreh se ky projekt i Erion Veliajt duhet ndalur, pasi aty janë mijëra njerëz të punësuar direkt dhe indirect, që mbajnë familjet.

“Më kryesorja është, për mendimin tim, është me ndalu projektin që kanë se duan ta shembin tregun të bëjnë pallate. Ky është problem. Këtu janë mijëra familje të punësuar po ta marrësh, se nuk është vetëm biznesi, por janë shërbimet, janë të gjithë ata që përfitojnë”-tha Këlliçi.
 
Tashmë qytetarët janë njohur me projektin e Belind Këlliçit për Tiranën, dhe nuk ngurojnë të shprehin vlerësimet për kandidatin e opozitës për këtë bashki. Ata shprehen të lumtur që Belind Këlliçi dhe programi i tij përfaqëson shumicën e qytetarëve dhe jo interesat e oligarkëve.

“Belindi përfaqëson masën, njerëzit e ndershëm, njerëzit e pastër. Oligarkët janë një përqindje e vogël, u ka dalë boja. Programi është shumë shumë i zgjedhur, shumë i gjetur”-u shprehën një qytetar.
 
Teksa shtrëngoi duart me bizneset, Belind Këlliçi shprehu zotimin që pas 14 majit të sjellë ndryshimin në Kryeqytet.

“Duhet të bëhemi bashkë, t`u heqim frikën njerëzve sepse i kanë mbytur me idenë, nuk bëhet ndryshimi, nuk bëhet ndryshimi. Jo, bëhet ndryshimi, vetë e kemi në dorë, me votë ndëshkoje të kutia, ke kutia votën, kaq. Unë jam i vendosur ta sjellë ndryshimin se kam vendosur të jetoj vetë në këtë vend”-tha Këlliçi.

belind kellici fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë