17 Prill 2023, 14:58
Nga k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi nisjen e fushatës nga koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë". Në një intervistë për ReportTv, Veliaj pretendon se stadiumi ishte bosh kur kryedemokrati Sali Berisha në hapjen e fushatës, duke shtuar se njerëzit kishin shkuar atje për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Në një moment Saliu kishte më shumë kandidatë sesa spektatorë. Dikur e quante ‘arena e korrupsionit’. Stadiumi ishte gjysmë dhe ajo gjysma ishte për Ilir Metën dhe kur ai mbaroi fjalimin të gjithë ikën dhe për Berishën më erdhi keq. Ai ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kemi shumë psikologë që mund të ndihmojnë në këtë rast,”- tha Veliaj.
Ndër të tjera, Veliaj komentoi edhe idenë e kundërshtarit të tij, Belind Këlliçit për të bërë tunele nëntokë, nën sheshin Skënderbej, duke u shprehur se është e pamundur, pasi një ide të tillë e ka menduar edhe vetë.
“Sheshi Skënderbej është 5 kate nëntokë. Të gjitha idetë kemi vite që i eksplorojmë. Për shpirt do i bëja vetë falas. Nuk ka asnjë vend të botës që njerëzit prej autobusit të lënë njerëzit makinën. Në Itali dështoi me sukses. Po do të vjedhësh diçka, vidhe tamam të plotë. Në të gjitha qytetet, lëvizja ekspres bën njerëzit që të lënë makinën. Do të jetë Kinostudio-Kombinat që do të jetë e pandërprerë nga kthesat. Kemi një skuadër profesionistësh. Në qendër do kemi stacion tranzit pas Operas dhe do i publikojmë të gjitha piketimet. Terminali lindor ka mbaruar ndërkohë që fillojmë dhe terminalin perëndimor te kthesa e Kamzës. Nuk do të ketë stacione autobusi në qendër të qytetit. Në terminali kryesor do niset rrugëtimi i gjatë. Ne nuk e kemi luksin për të gënjyer. Ne e pamë Tiranën falas me torta e govata. Zgjati pak e na dëmtoi shumë,”-shtoi Veliaj ndër të tjera.
erion veliaj
Politike
17 Prill 2023, 14:39
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ka përfunduar takimi i shefes së Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover me kryetarin e Partis&eu...
Politike
17 Prill 2023, 13:55
A.B
Silvi Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së fushatës, Silvi Bardhi, kanë denoncuar kryebashkiakun...
Politike
17 Prill 2023, 13:41
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot modelin e fletëve të votimit për 5 bashkit&eum...
Politike
17 Prill 2023, 13:26
Sali Berisha dhe Audrey Glover
TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover është takuar ditën e sot...
Politike
17 Prill 2023, 13:18
k.m.
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i ka dërguar sot një letër Autoritetit t&...
Politike
17 Prill 2023, 12:37
A.B
Takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me shefen e Misionit të Vëzhguesve të...
Politike
17 Prill 2023, 12:11
k.m.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28-vjeçares në Tiranë nga Gleard Gusholli, i cili p...
Politike
17 Prill 2023, 08:11
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. Ai mbërriti natën e kaluar në qe...
Politike
16 Prill 2023, 23:17
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka caktuar datën dhe vendin ku do të çelë fushatën elektorale të z...
Politike
16 Prill 2023, 22:31
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar banale deklaratën që kryeministri Edi Rama bëri një ditë m&e...