LIVE UPDATES
Politike

Veliaj: PS si traktor modern, ecën vetëm perpara, Berisha-Meta mjet pa gomë

Duke komentuar hapjen e fushatës së Berishës dhe Metës, Veliaj tha se ka më shumë njerëz në këtë fushë kalçetoje në Pezë, se sa ishin në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën.

17 Prill 2023, 17:46 Nga I.A
Veliaj: PS si traktor modern, ecën vetëm perpara, Berisha-Meta mjet pa
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u takua sot në Pezë, ku mbolli disa pemë me banorët e zonës. Ai e krahasoi Partinë Socialiste me një traktor të ri, modern, që i çon punët e qytetit perpara, kurse çiftin Berisha-Meta si një traktor të vjetër, që mezi lëviz.

“Këtij zetorit blu, i ka rënë goma, është prodhim sovjetik, mezi e kemi sjellë me karrotrec deri këtu, se ecte më shumë mbrapa se sa para. Kurse, ky zetori perëndimor, me mijëra kuaj fuqi, ka takat të punojë toka, të ecë përpara, ta zhvillojë terrenin, të japë prodhim e të sjellë bereqet. Kjo është diferenca këtu në fshat, midis zetorit blu dhe traktorit tonë, që ecën përpara dhe çan rrugë të reja, sjell prodhim për tokat tona, për familjet tona, për fshatin tonë. Ndaj, miqtë e mi, bëni krahasimin: Nëse doni dikë që t’ju punojë tokën, t’ju sjellë prodhim, t’ju sjellë bereqet, të ketë produktivitet, do zgjidhni produktin sovjetik? Do zgjidhni Saliun, që i ka dalë rrota? Do zgjidhni Ilir Metën që i merr lekët nga rusët? Apo traktorin perëndimor që ka fuqi, që ka mbështetje, që mund të na çojë përpara?”, tha Veliaj.

Duke komentuar hapjen e fushatës së Berishës dhe Metës, Veliaj tha se ka më shumë njerëz në këtë fushë kalçetoje në Pezë, se sa ishin në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën.

“Saliu kishte harruar që militantët nuk duhet t’i paguash vetëm për të ardhur, por duhet edhe për të ndenjur. Kurse ne e kemi falas dashurinë. E kemi falas shoqërinë, e kemi falas këtë kontribut sepse e bëjmë aty ku kemi zemrën. Siç thotë kjo kënga jonë: ‘ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria’. Aty është forca jonë, aty është frymëzimi ynë, aty është fitorja jonë. E patë stadiumin? Ishte e trishtueshme ta shikoje Saliun që u mbante fjalim sediljeve. U kënaqën sediljet bosh me fjalime, kurse Saliu fliste sikur po u fliste turmave. Qartazi i ka ngelur ora në vitet ’90-të, ku ca njerëz e hëngrën sapunin për djathë. Në vitet ’90-të ca njerëz thane: ‘Piramidat janë e ardhmja! Sudja është e ardhmja! Xhaferri, “Populli”, Vehbiu, janë e ardhmja!’. I ka ngelur mendja tek ato vite, ku njerëzit gënjeheshin. Por ne të gjithë e dimë, dilte Saliu me Suden thoshte: ‘Falas, falas, falas’, kur në një moment doli Sudja tha: ‘Mbaruan lekët!’. Njerëzit humbën shtëpinë, humbën tokat, humbën kursimet. Falas ishte për ca kohë, por pastaj mbaroi gjithçka! Historitë me falas, e me pa lekë, kap ç’a të kapësh, secili për vete, zgjasin, por zgjasin shumë pak, nuk janë afatgjatë. Ky zetori këtu është falas, por nuk ke ç’e do, se nuk ecën një metër, nuk punon asnjë tokë, nuk hap dot asnjë kanal, nuk mbjell dot asnjë bimë. Këtij traktorit tjetër duhet të hipësh, duhet ta drejtosh, duhet ta mbushësh me naftë, ama garancinë për ta punuar tokën e ka vetëm ky që ecën përpara, që ka takat, që ka kuaj fuqi dhe që është perëndimor dhe që ecën përpara”, tha Veliaj.

erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët