LIVE UPDATES
Politike

"Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë"/ Meta: Zbardhja e aferës "McGonigal" zbulon grushtin e shtetit

Kreu i PL-së nënvizon se deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit. Ndër të tjera Meta theksoi se zbardhja e aferës "McGonigal" është vet zbardhja e grushtit të shtetit

11 Shtator 2025, 18:40 Nga E. D
"Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë"/ Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur të drejtë vendimin e liderit të opozitës Sali Berisha për të mos bojkotuar parlamentin. Në një intervistë për SYRI.net, Meta tha se mosbraktisja e mandateve është një vendim racional pasi ato janë marrë me sakrifica të jashtëzakonshme dhe ata qindra mijëra shqiptarë që nuk ju dorëzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen përfaqësuar me guxim, vendosmëri në Kuvendin e deformuar nga mafia në pushtet. 

Kreu i PL-së nënvizon se deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit. Ndër të tjera Meta theksoi se zbardhja e aferës "McGonigal" është vet zbardhja e grushtit të shtetit

Pjesë nga intervista:

Meta si e vlerësoni qëndrimin e PD për mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe mosbraktisjen e Parlamentit njëkohësisht?

Meta: Është i vetmi qëndrim i drejtë dhe racional. Është i drejtë se zgjedhjet e grabitura të 11 Majit nuk mund të pranohen kurrësesi nga opozita, e cila u përball me trinomin Qeveri – Shtet – Banda të dirigjuar nga një dorë e vetme, Edi Rama. Por mosbraktisja e mandateve është një vendim racional pasi ato janë marrë me sakrifica të jashtëzakonshme dhe ata qindra mijëra shqiptarë që nuk ju dorëzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen përfaqësuar me guxim, vendosmëri në Kuvendin e deformuar nga mafia në pushtet. Braktisja e mandateve ka qenë një katastrofë e provuar dhe pasojat e të cilës vazhdojnë edhe sot. Deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit.

Ndërkohë SHBA po shtojnë angazhimin e tyre në luftën kundër karteleve të drogës, përfshirë ato shqiptare. A është kjo në konfirmim edhe i akuzave të opozitës shqiptare prej kohësh? Cila është pritshmëria juaj?

Meta: Është shumë pozitive që kemi një përkushtim të shtuar të SHBA në luftën ndaj karteleve ndërkombëtare të drogës, duke përfshirë në veçanti edhe ato shqiptare që prej kohësh janë një kërcënim më i gjerë se ndaj sigurisë të vendit dhe rajonit tonë. Të mos harrojmë konkluzionin e shefit të delegacionit të Parlamentit Europian, Michael Gahler për zgjedhjet e 11 Majit se strukturat e krimit të organizuar bllokuan rotacionin politik në vend.
Sepse këtu mafia ka shtetin e saj dhe gjithë logjistikën për të kryer operacione ndërkombëtare nën mbrojtjen e shtetit.

Edhe hetimet që janë bërë, gjithmonë kanë ardhur nga hetimet e partnerëve ndërkombëtarë. Dihet se ato në shumë raste janë zvarritur, janë fragmentuar sipas interesit politik dhe elektoral të Edi Ramës dhe të mos harrojmë 250 fletë-arreste të paekzekutuara akoma. Po kështu, krahasoni kursin e lekut me euro /dollarin se sa ishte kur u miratua Reforma në Drejtësi dhe sa është sot. Nuk kemi realisht forcim të lekut, sepse nuk kemi rritje të eksporteve, por ato janë në pikiatë, sidomos në industri dhe bujqësi.

Por kemi zhvlerësim të euros për shkak të narkoeuros që ka përmbytur tregun. Ndaj kemi jo vetëm ndërtime pafund, por edhe rritje të çmimit në mënyrë të paarsyeshme e vetëm prej pastrimit të parave të drogës e krimit në tërësi. Nga narkoekonomia e Edi Ramës përfiton vetëm ai dhe një klientelë e përzgjedhur prej tij. Ndërkohë kosto e jetesës është bërë e papërballueshme edhe për shtresën e mesme, e cila vjen duke u përkeqësuar, pasi një pjesë e saj kalon në varfëri, ndërsa pjesa tjetër zgjedh të largohet nga vendi. Ndërkohë narkoeuro ka zhvlerësuar shumë remitancat që dërgojnë emigrantët tanë duke dobësuar mbështetjen që përfitojnë prindërit apo të afërmit në Shqipëri. Ndaj beteja kundër Narkoregjimit është interes i shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Po kështu Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi një pjesë të dosjes së McGonigal. Si e gjykoni ju, pse tani?

Meta: Se cili ka qenë opinion im për McGonigalin e të tjerë si ai, ju e dini para se McGonigali të arrestohej në SHBA. Mua më interesante më duket deklarata e ish-partneres së tij para pak ditësh, se McGonigali ishte i interesuar të përfshihej në pastrimin e parave të drogës në Tiranë, kjo shpjegon edhe mesazhin që McGonigali kishte dërguar një mikut të tij pas takimit të fshehtë (të paraportuar) me Edi Ramën, se ky po bënte një reformë në drejtësi, e cila ofronte mundësi shumë të mira.

Duhet të kuptojmë se zbardhja e gjithë veprimtarisë së McGonigalit në Shqipëri është interesi ynë më i madh për momentin, sepse vetëm kështu do kemi mundësinë të evidentojmë rolin e tij në vite shumë të rëndësishme të zbatimit të Reformës në Drejtësi (2017-2019) dhe ndërhyrjet e tij për prokurorët e caktuar në SPAK e në tërësi në sistemin gjyqësor.

Vetëm kur të zbardhet kjo skemë, 250 fletë-arrestet do të ekzekutohen menjëherë. Natyrisht kjo zbardhje s’mund të vijë nga drejtuesi aktual i SPAK dhe të gjithë ata që kanë detyrime ndaj McGonigalit dhe vettingut të kontrolluar nga Edi Rama dhe McGonigalët. Por angazhimi i SHBA për zbardhjen e kësaj çështje duhet shfrytëzuar deri në fund. Dihet se administrata demokrate kishte interes që kjo çështje të mbyllej sa më parë pasi kishte përfshirje që nga djali i ish-Presidentit dhe shumë zyrtarë të lartë në Departament të Drejtësisë, në Departamentin e Shtetit, etj.

Ndaj dhe dënimi me 3 vjet për vepra aq të rënda të bëra nga një njeri në nivele aq të larta të FBI, ishte i papërfillshëm. Për Shqipërinë zbardhja e veprimtarisë së McGonigalit në Shqipëri është vet zbardhja e grushtit të shtetit dhe drejtësisë dhe po kështu është edhe nisja e çkapjes së shtetit dhe drejtësisë e po kështu nisja e luftës kundër krimit të organizuar që në këtë legjislaturë ka një përfaqësim shumë evident. Zbardhja e veprimtarisë kriminale, korruptive, manipuluese e shantazhuese në emër të gjoja SHBA, është deçizive për rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe pluralizmit politik.

Mos po e teproni duke e mbivlerësuar McGonigalin? Apo ndoshta keni edhe ngarkesat tuaja pasi ai është deklaruar edhe nga Z.Berisha se ka qenë i angazhuar edhe kundër jush si President?

Meta: Nuk e mbivlerësoj aspak, por përfshirja e një zyrtari kaq të lartë të FBI për shkak të korruptimit nga Kryeministri i një vendi anëtar të NATO, është i paprecedent në disa drejtime.
Të spiunazhit ndërkombëtar për interes të të tretëve duke dëmtuar rëndë interesat vitale të SHBA e po kështu edhe të NATO-s ku jemi ne.

Së dyti, korruptimi i një zyrtari të lartë të FBI për të hetuar në mënyrë të paligjshme opozitën për të eleminuar pluralizmin politik dhe instaluar një regjim tip Noriega në një vend anëtar të NATO-s. Së treti, gjobvënia ndaj shumë biznesmenëve shqiptarë jo vetëm në Shqipëri kur Edi Rama ka korruptuar këtë ish-drejtues të lartë të FBI, ju e kuptoni se ç'ka bërë me diplomatët sorosistë nga të dy anët e Atlantikut. Me ata që bekonin zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota, me ata që e lanë Shqipërinë 4 vite pa Gjykatë Kushtetuese, me ata që bekonin betimet te noterja te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me ata që bekonin zgjedhje lokale pa opozitën etj.

Z. Meta prej gati 1 viti ju jeni në burg, ndërsa Edi Rama po bëhet gati për mandatin e katërt e duket më i fortë se kurrë. Si e shikoni perspektivën e çështjes tuaj tani kur është vendosur edhe 25 Shtatori si dita e seancës paraprake të gjykimit?

Meta: Të gjitha regjimet e korruptuara janë apo duken shumë të forta edhe disa orë para rrëzimit dhe shkërrmoqjes së tyre. Ndaj vendosmëria e opozitës është shumë deçizive. Po të ishte i fortë Edi Rama, nuk sillej në atë mënyrë barbare e burracake me News 24 dhe gazetarët e saj. Por makthet për krimet dhe korrupsionet që ka bërë e shfazojnë papushim se e vërteta është tmerri i tij. Për çështjen time mezi presim përballjen me prokurorët e Ramës në gjykatë, ku çdo seancë do jetë e hapur dhe e monitoruar. Farsa e shekullit do jetë turpi i tyre.

Jam krenar që pas 32 viteve të shërbimit publik ndaj popullit shqiptar, pas një hetimi armiqësor e politik 6-vjeçar për këto 32 vite, nuk ekziston asnjë akt vendim, shkresë e Ilir Metës në shkelje të ligjit dhe interesit publik. Po kështu nuk ekziston asnjë qindarkë e sekuestruar apo e padeklaruar nga ana ime. E di shumë mirë pse ndodhem këtu dhe sot jam edhe më i bindur në drejtësinë e qëndrimeve të mia politike që kanë qenë gjithmonë në interesin kombëtar e publik. Patriotizmi është në genet e mia dhe detyra ime. Ndërsa damka e tradhëtisë mbetet brez pas brezi. Triumfi i kauzave të Ilir Metës është i padiskutueshëm.

ilir meta

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës