LIVE UPDATES
Politike

Berisha akuzon Veliajn: Pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit, inceneratorin e kanë fshehur

Berisha tha se ka dyshime se Veliaj pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.

7 Prill 2023, 12:24 Nga A.B
Berisha akuzon Veliajn: Pastron paratë e Gardës Revolucionare të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës dhe lidhjeve të tij me Iranin. Berisha tha se ka dyshime se Veliaj pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.

DEKLARATA

Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA. Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë. Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para. Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht.

Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij. Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 përqind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 përqind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt. Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj. Ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një espulso, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.
Gabriele di çdo gjë, siç din shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran.

Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles. Mafia funksionon si organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit. Të gjitha këto u mbyllën duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por Gabrieli di shumë. Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë sërish. Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është. Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët.

Ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin me qeverinë. Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet