Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Audrey Glover zbuloi se ODHIR, do të ketë një ekip afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve në vend, i cili përbëhet nga 13 ekspertë që do të qëndrojë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Shqipëri.
TIRANË- Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover zhvilloi konferencën e parë për mediat në Shqipëri. Glover zbuloi se ODHIR, do të ketë një ekip afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve në vend, i cili përbëhet nga 13 ekspertë që do të qëndrojë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Shqipëri. Po ashtu, ajo lajmëroi se një raport do të dalë nga mesi i fushatës elektorale, që do të pasohet nga raporti final që do të publikohet 8 javë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
"Do të lëmë faktet të flasim dhe do u kushtojmë vëmendje të veçantë: punës së administratës zgjedhore; impelementimin e rekomandimeve nga misionet e mëparshme; mjedisi zgjedhor dhe të fushatës për të parë nëse do të jetë efikase; pjesëmarrja e grave dhe ajo e minoriteteve. Do të shohim edhe pjesëmarrjen e personave me arftësi të kufizuara dhe në të gjithë procesin zgjedhor. Do të shohim edhe mediat sesi do e mbulojnë fushatën dhe nëse do të ndalohen në raportimin e lajmeve. Dhe në fund do të shohim edhe financimin e fushatave zgjedhore dhe zgjidhen e konflikteve,"-tha ajo ndër të tjera.
FJALA E PLOTË E GLOVER:
Do të kemi një ekip baze më 13 ekspertë, përfshin; një analist ligjor, për zgjedhjet, politik, mediash, pakicat kombëtare dhe një koordiantor, burimet njerëzore, sigurinë dhe financat. Dhe i fundit do të jetë edhe zëdhënësi im. Do të kemi së shpejti edhe 24 vëzhgues që do të informohen në Tiranë dhe do të ndahen në grupe dyshe. Do të kemi edhe ekspertë dhe monitoruesit afatshkurtër të zgjedhjeve. Ditën e zgjedhjeve do të kemi përfaqësues nga BE. Kemi ardhur pa asnjë ide paraprake dhe asnjë axhendë. Jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet duke parë performancën dhe duke e krahasuar me angazhimet që ka marrë Shqipëria. Të gjitha vendet e OSBE janë zgjedhur për të zbatuar rregullat e zgjedhjeve. Do të lëmë faktet të flasim dhe do u kushtojmë vëmendje të veçantë: punës së administratës zgjedhore; impelementimin e rekomandimeve nga misionet e mëparshme; mjedisi zgjedhor dhe të fushatës për të parë nëse do të jetë efikase; pjesëmarrja e grave dhe ajo e minoriteteve. Do të shohim edhe pjesëmarrjen e personave me arftësi të kufizuara dhe në të gjithë procesin zgjedhor. Do të shohim edhe mediat sesi do e mbulojnë fushatën dhe nëse do të ndalohen në raportimin e lajmeve. Dhe në fund do të shohim edhe financimin e fushatave zgjedhore dhe zgjidhen e konflikteve. E kemi thënë edhe shumë herë që zbatimi i ligjit është i rëndësishëm sa ligji vetë. Do nxjerrim një raport të ndërmjetën para zgjedhjeve dhe do të mbaj një deklaratë për shtyp pas zgjedhjeve. Do të kemi dhe një deklaratë me zgjetjet paraprake. Raporti final do të publikohet 8 javë pas zgjedhjeve dhe do të ketë edhe rekomandime për zgjedhjet e ardhshme. Roli ynë është që të shohim dhe të raportojmë. Nuk ndërhyjmë, nuk jem policia dhe as politikanë. Jemi profesionistë dhe nuk jemi të interesuar në rezultatin e zgjedhjeve pasi duam të sigurohemi se procesi është transparent. Duam: barazi, drejtësi, votim të fshehtë. Dhe si shtesë, na intereson që rezultatet e zgjedhjeve të nxirren dhe të shpallen në mënyrë korrekte. I takon politikanëve dhe qeverisë që të vendosin si do i përdorin rekomandimet tona. Jemi të interesuar që të kemi një mision transparent.
Edi Rama TIRANË- Skandaloze, e quan kryeministri Edi Rama vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme në një komunikatë me median, për të treguar se së shpejti...
Edi Rama TIRANË- Një sërë profesionesh do të përfitojnë nga rritja e pagave. Pas mbledhjes së qeverisë, Kryemi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se paga mesatare do të shkojë në 900 Euro në S...
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur ditën e s...
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në ambientet e selisë blu për të takuar kreun ...
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë p&e...
Damian Gjiknuri dhe Edi Rama TIRANË-Kryesia e Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje mëngjesin e sotëm. I pranishëm ishte e...
Ylli Rakipi, Yuri Kim dhe Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspoz...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se shqetësimi i tij i vetëm për momentin ësht...