Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji mohoi çdo përfshirje në këtë çështje dhe deklaroi se nuk ka njohje personale me Shabanin. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie të afërt me Klevis Balliun, aq më pak që t’i kërkojë firmën për një çështje të tillë.
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi ndaj pretendimeve se ai dhe Grida Duma kishin influencuar deputetët e PD për të firmosur në favor të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit. Gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji mohoi çdo përfshirje në këtë çështje dhe deklaroi se nuk ka njohje personale me Shabanin. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie të afërt me Klevis Balliun, aq më pak që t’i kërkojë firmën për një çështje të tillë.
DIALOGU:
Ylli Rakipi: Si është kjo puna e Avokatit të Popullit? Klevis Balliu tha më kërkoi Salianji të firmosja, por pastaj tha më kërkoi Ina Zhupa të firmosja...
Ervin Salianji: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotërinë. Firma është akt individual apo kolektiv? Nuk kam fare komunikim me Endrit Shabanin. Ai zotëria (Balliu) thotë ka lobuar ky, por firmat mi kërkuan këta.
Ylli Rakipi: Cinizmi shkoi deri aty sa u tha që donte Grida të ishte Shabani Avokat i Popullit dhe u lëshua Salianji të merrte firmat...
Ervin Salianji: Zotëria që tha sot publiksiht (Balliu), unë nuk ulem me atë njeri, nuk kam asnjë kontakt. Ka njerëz në PD që nuk ulesh, nuk e kam as mik, asnjë lidhje. Përgjegjësinë për firmën e ka vet. Ai thotë më loboi ky dhe më tha ajo (Zhupa). Saimir Korreshi tha publikisht, që na e ka kërkuar shoku Flamur. Berisha ka thënë ia kanë dhënë firmën sepse ia kanë dhënë si shkëmbim për mbështetjen për Florian Binajn. Ku hyj unë këtu? Pëse unë po them disa mendime në PD, më ngarkojnë këto, edhe zgjedhjet do dali që i kam humbur unë… Po ta them, nuk kam lidhje me Avokatin e Popullit, nuk kam asnjë firmë. Mendimi im ishte të mbështeteshin Ndregjoni, Kalaja, Haluci. PD ka një çoroditje strategjike, duhet të dilte me një emër. Ne kemi çuar para tre vitesh një emër, Ledio Brahon, si mund të çojmë 15 emra tani? PD me qëndrim zyrtar, po bën luftë me Soros, si firmosin për kandidaturën që ka punuar te Soros?
Berisha-Salinaji TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi situatën aktuale të partis&...
Foto nga vendngjarja TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve “Topi i...
Grupi Parlamentar i PD TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar në selinë qend...
Lapaj para Kryeministrisë TIRANA- Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, së bashku me aktivistët...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës s&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës s&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka rrugë tjetër përveç...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se opozita ka nisur betejën e saj përfundimtare, të...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja Ina Zhupa shprehu mbështetje për protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoi ndërhyr...
Foto ilustruese TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vler&...