"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
FOTO/ Mbrëmja gala e "Topit të Artë"! Kryeministri Edi Rama i pranishëm, shoqërohet nga bashkëshortja
Në kuadër të mbrëmjes, Rama pati një shkëmbim përshëndetjesh me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si edhe me anëtarë të stafit teknik, përfshirë Pablo Zabaletën dhe Dorivalin, në një atmosferë festive kushtuar sportit.
15 Dhjetor 2025, 21:04Nga M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, duke marrë pjesë në aktivitet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Në kuadër të mbrëmjes, Rama pati një shkëmbim përshëndetjesh me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si edhe me anëtarë të stafit teknik, përfshirë Pablo Zabaletën dhe Dorivalin, në një atmosferë festive kushtuar sportit.
Ceremonia solli edhe shpalljen e fituesve të çmimeve kryesore individuale për sezonin futbollistik 2024–2025. Futbollisti Bekim Balaj u vlerësua me trofeun “Këpuca e Artë 2025” për djem, ndërsa titulli për vajza iu dha Megi Doçit, e cila u shpall fituese e këtij çmimi për të njëjtin edicion sportiv./ Dosja.al