20 Korrik 2022, 16:26
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve online, kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se hackerat kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro në Bitcoin. Në reagimin e tij në Twitter, Rama bën thirrje që të mos përhapet panik lidhur me pasojat e sulmit kibernetik, ndërsa mohon kategorikisht të gjitha informacionet e lajmit të publikuar sot në "Top Channel". Ndër të tjera, kryeministri thotë se AKSHI së bashku me një skuadër të specializuar ekspertësh të huaj po punojnë ditë e natë për rimëkëmbjen e plotë të sistemeve.
"AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj ,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante! Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba! Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,"-shkruan Rama.
Kaluan katër ditë dhe e-albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur. Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera, por Top Channel shkruan se sulmi vjen nga Irani dhe se hackerat kërkojnë shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin.
edi rama hackerat sulmojne shqiperine
Politike
20 Korrik 2022, 15:58
e.k
Luan Baçi
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me projektligjin e qeverisë që zgjat edhe me 5 vite të...
Politike
20 Korrik 2022, 15:58
d.a.
Mesiç dhe Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim ditën e sotme ish-presidentin ...
Politike
20 Korrik 2022, 15:34
e.k
Megi Balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt në Bruks...
Politike
20 Korrik 2022, 15:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi...
Politike
20 Korrik 2022, 14:55
A.B
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, i ka mohuar akuzat e ...
Politike
20 Korrik 2022, 14:19
TIRANË- Janë zbardhur debatet dhe diskutimet brenda mbledhjes së demokratëve e cila u zhvillua ditën e djesme në një lokal ...
Politike
20 Korrik 2022, 14:05
A.B
Lefter Geshtenja
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë në krah të Sali Berishës duket se ...
Politike
20 Korrik 2022, 13:50
A.B
Kryeministria
TIRANË- Flamuri i Bashkimit Europian do të jetë sëbashku me atë shqiptar në godinën e kryeministrisë....
Politike
20 Korrik 2022, 13:31
A.B
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe kryetarja e Komisionit Territorial, Anila Denaj u përfshinë në ...
Politike
20 Korrik 2022, 13:01
d.a.
Miltiadis Varvitsiotis
BRUKSEL- Greqia përshëndeti dhe uroi fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonis&eu...