20 Korrik 2022, 15:41
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në godinën e Kryeministrisë. Në këtë ceremoni, të organizuar nga kryeministria, ishin të ftuar edhe deputetë, ambasadorë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura. Por dikush mungonte, e bëhet fjalë për drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Krajën. Burime diplomatike thanë për Balkanëeb se stafi i kryeministrisë nuk e kishte ftuar Krajën të ishte i pranishëm.
Pra një prej njerëzve më të rëndësishëm të reformës në Drejtësi në vend u injorua nga Rama. Kur vetëm 24 orë më parë "mburrej" para eurodeputetëve se reforma në drejtësi ishte një arritje dhe se ai nuk kishte ndërhyrë për asnjë moment, madje as për të mbrojtur 'bashkëpunëtorët' e tij.
"Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione krejt të reja, plotësisht funksionalë për një epokë të re të sundimit të ligjit që sapo ka filluar. Prokurori i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë element themelorë të kësaj epoke të re. Nëse vetëm pak vite më parë do të kishit pyetur dikë në Shqipëri, këdo, për shanset për të parë në jetën e vetë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur me ju. Realiteti tani është shumë ndryshe. Askush nuk është imun para drejtësisë. As pozita dhe tesera e partisë dhe as paratë nuk mund t’ju mbrojmë më. Si kurrë më parë në historinë e këtij shteti, një gjyqësor vërtetë i pavarur dhe barazia e vërtete përballë drejtësisë tani janë të mundshme dhe të arritshme për Shqipërinë.
Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike, që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe as që ka përdorur ndonjëherë shigjetën e pushtetit ekzekutiv për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të gjyqësorit në favor të dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kombit tonë, por sigurisht shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kjo është arsyeja që ne jemi këtu, kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër, duke shfrytëzuar sa më mirë bisedimet për anëtarësim si në mjet shtet ndërtimi të vazhdueshëm për Shqipërinë e re demokratike,"-tha Rama.
Disa orë më vonë Rama ka ndërruar mendje dhe ka ndërmarrë një sulm publik ndaj SPAK-ut. Mesa duket në Shqipëri mendimet i ndryshojnë. Mendon sërish si në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku pretendoi se SPAK nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Por po merret vetëm me socialistët.
“Po kthehem tek ato 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu do të thonë kur janë dhjetëra të vrarët dhe të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër, të cilët rrotullohen në varr në kërkim të drejtësinë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK-u nuk i di, burgoset një grua për 10 kg peshk. Ndërkohë që SPAK-u vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, për këdo zyrtar të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, SHBA, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë”, u shpreh Rama në 9 prill në Kongresin e PS-së.
Të njëjtën gjë duket se vazhdon dhe e mendon ndërkohë që ish-ministra të tij dhe skandale të tjerë kanë nisur që të hetohen nga SPAK.
edi rama arben kraja negociatat me be 2022
Politike
20 Korrik 2022, 14:55
A.B
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, i ka mohuar akuzat e ...
Politike
20 Korrik 2022, 14:19
TIRANË- Janë zbardhur debatet dhe diskutimet brenda mbledhjes së demokratëve e cila u zhvillua ditën e djesme në një lokal ...
Politike
20 Korrik 2022, 14:05
A.B
Lefter Geshtenja
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë në krah të Sali Berishës duket se ...
Politike
20 Korrik 2022, 13:50
A.B
Kryeministria
TIRANË- Flamuri i Bashkimit Europian do të jetë sëbashku me atë shqiptar në godinën e kryeministrisë....
Politike
20 Korrik 2022, 13:31
A.B
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe kryetarja e Komisionit Territorial, Anila Denaj u përfshinë në ...
Politike
20 Korrik 2022, 13:01
d.a.
Miltiadis Varvitsiotis
BRUKSEL- Greqia përshëndeti dhe uroi fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonis&eu...
Politike
20 Korrik 2022, 13:04
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente s...
Politike
20 Korrik 2022, 12:55
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e negociatav...
Politike
20 Korrik 2022, 12:46
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se procesin e anëtar&eu...
Politike
20 Korrik 2022, 12:13
e.k
Momenti i ngritjes së flamuri të BE në Kryeministri
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka ndarë f...