LIVE UPDATES
Politike

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi, Çuçi: Do të sjellë potenciale për turizmin

Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi u shpreh marrëveshja ka rëndësi të madhe për lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.

22 Qershor 2023, 16:47 Nga A.B
Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi do të sjellë frymëmarrje të re për qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi u shpreh marrëveshja ka rëndësi të madhe për lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.

Hapja e kësaj pike të përbashkët të kalimit kufitar, do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit”, tha Çuçi.

Ai shtoi se do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit-Mali i Zi, në të dy anët e kufirit.

Të nderuar kolegë deputetë, marrëveshja që kemi sjell sot për miratim në Kuvend për hapjen e një pike të përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi ka rëndësi të madhe për lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve tona, por edhe më gjerë në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal që Shqipëria ka si prioritet. Për të ngritur në një nivel tjetër zhvillimin e sektorëve me interes strategjik mes dy vendeve tona, veçanërisht zhvillimin e turizmit, kemi punuar si një ekip i vetëm me palën malazeze, për marrëveshjen e cila është firmosur në mbledhjen ndër-qeveritare që ne bëmë në fillim të këtij viti. Konkretisht kjo marrëveshje përcakton hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Shën Nikolla-Pulaj në fshatin Pulaj/ Bashkia Shkodër, për qarkullimin ndërkombëtar të njerëzve dhe automjeteve.

Hapja e kësaj pike të përbashkët të kalimit kufitar, do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit. Më konkretisht: Do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit – Mali i Zi, në të dy anët e kufirit; Do të shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i hyrje- daljeve në Pikën e Përbashkët të Kalimit Kufitar Murriqan, veçanërisht për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, gjatë së cilit plazhet e Velipojës dhe Ulqinit, Tivarit apo Budvës shndërrohen në destinacionet turistike më të preferuara për shtetasit shqiptarë, malazezë dhe atyre të huaj në të dyja anët e kufirit;

Do të stimulohet shkëmbimi i aktiviteteve/paketave turistike në destinacionet më të dashura në të dy anët e kufirit. Mendoj se nga një pikëpamje më gjithëpërfshirëse, ky impuls i ri zhvillimi për sektorin e turizmit do të japë një kontribut direkt në rritjen ekonomike si dhe stimulimin e sipërmarrjes që ushtron aktivitet në këto zona. Iniciativa jonë për hapjen e kësaj pike të përbashkët kufitare nuk duhet parë e shkëputur nga projekti madhor që ka nisur tashmë mes dy vendeve tona; ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna për të shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

Ky projekt si dhe pika e re ndërlidhëse pashmangshmërisht do të impaktojë edhe reputacionin ndërkombëtar të turizmit në rajonin tonë, pa përjashtuar këtu edhe stimulimin e ofertës së agjencive/operatorëve turistikë të vendeve tona. Shqipëria është një vend ku turizmi ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe po rritet vit pas viti. Çdo investim në infrastrukturë që e ndihmon këtë sektor është mëse i mirëpritur. Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ku aplikohet parimi “One stop shop” konsiderohet një nga nivelet më të larta të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, ku aplikimi i standardeve të zonës Schengen na sjellë më afër familjes evropiane. Nga kjo pikëpamje, çelja e kësaj pike të re:

Do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të kontrollit të vijës të kufirit përgjatë lumit Buna; Do të vendosë më në pah vlerat turistike të ekosistemit të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Ulqinit, Velipojës, malësisë së Tivarit dhe zonave përreth.

Në vlerësimin tonë të gjitha pikat e kalimit kufitar në kufirin shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duhet të jenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Eksperienca e deritanishme, ka treguar përparësitë dhe përfitimet direkte të kryerjes së procedurave të përbashkëta të kalimit kufitar. Po punojmë me palën malazeze për të ndryshuar statusin e pikave të tjera kufitare në pika të përbashkëta. Në interesin e Shqipërisë është gjithashtu edhe hapja e pikës tjetër të përbashkët të kalimit kufitare Zogaj-Ckla, Skje. Në përfundim shpreh bindjen se përfundimi i projektit të ndërtimit të urës mbi Bunë dhe hapja e kësaj pika të re e të përbashkët kufitare me Malin e Zi, do të ketë një impakt domethënës për ndërlidhjen mes dy vendeve tona në këtë pjesë të kufirit, si dhe do të çlirojë potenciale të jashtëzakonshme të zhvillimit të turizmit. Praktikisht Velipoja dhe Ulqini sidomos do të jenë më afër se kurrë dhe e gjithë zona përreth tyre do të marrë një perspektivë krejt tjetër. Faleminderit!”, thuhet në fjalën e Çuçit.

bledi cuci seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet