LIVE UPDATES
Politike

"Hera e parë që mungoj", Salianji mesazh nga burgu për çeljes e fushatës: PD, e vetmja shpresë për ndryshim! Rama kërkon të jeni të nënshtruar

Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në çeljen e fushatës si dëshmi e nevojës për ndryshim. Salianji shkruan se Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës.

11 Prill 2025, 11:39 Nga N.F

"Hera e parë që mungoj", Salianji mesazh nga burgu për

Foto ilustruese

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar ditën e sotme përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me çeljen e fushatës elektorale të PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Salianji shkruan se nuk do të jetë fizikisht për shkak të një dënimi politik teksa theksoi se kjo do të jetë hera e parë që do të mungojë. 

Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në çeljen e fushatës si dëshmi e nevojës për ndryshim. Salianji shkruan se Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës. Ai tha se PD është e vetmja shpresë për ndryshim. Ish-deputeti theksoi se kryeministri Edi Rama kërkon që qytetarët të jenë të nënshtruar. Sipas tij Rama kërkon të shpërndajë qytetarët për të shpëtuar vetën. 

Postimi i plotë i Salinjit

Eja, jam dhe unë në shesh Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për shkak të një dënimi politik, dirigjuar dhe firmosur në një farsë gjyqësore prej Kryeministrit, nuk do të jem fizikisht aty, dhe kjo është hera e parë që mungoj. Kam qënë në secilën fushatë të Partisë Demokratike.

Por jam sonte aty prezent, si dëshmi e nevojës për ndryshim. Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës. Dënimi i kundërshtarit politik, për një konferencë shtypi është një turp që vendi ynë s’ka pse e mban mbi shpatullat ende të brishta, e duhet ta heqë duke hequr autokratucin. Edi Rama se ka mundësnë ta mbyllë këtë sikur të ishte një ngjarje e brendshme. Eshtë cenim i demokracisë dhe tanimë kjo flitet në Strazburg, në Bruksel.

Jam sonte aty në shpresat që ka çdo qytetar për të larguar frikën që ka futur një qeverisje që mbahet jo me konsensus e me besim, por me dhunë, represion, penalizim, ndëshkim. Tek çdo i ri që kërkon të rigjejë besimin e humbur, që është në ushëkryq, që dëshiron të qendrojë, që aspiron një të ardhme këtu, ku të realizohet, e që meriton të ketë në krah një qeveri që stimulon sipërmarrjen e tij, apo e lehtëson kreditimin për banesë. Tek çdo pensionist që ka dhënë mjaftueshëm për këtë vend, e që e ka dinjitetin dhe ekonominë të shkelur nga një autokratuc që tallet. Jam me të, siç kemi qënë në gjithë fushatat.

Jam te secili demokrat që ka 12 vite që jo vetëm i duhet të luftojë në një vend ku për të ka qënë edhe më e vështirë se të tjerët, prej armiqësisë politike, por që është munduar edhe për të mbajtur të bashkuar e për të mos lejuar shkatërrimin e forcës së tij, PD, e vetmja shpresë për ndryshim. Jam te secili demokrat e demokrate që ka 12 vite që lufton pa u ndalur asnjë ditë, pa u joshur, me atë motorrin e pandalshëm që e mban ndezur besimi. 30 ditë kanë mbetur për të materializuar gjithë këtë ndjesi, emocion, shpresë, revoltë, pakënaqësi, aspiratë, pritshmëri, në një rend të ri. Në një qeverisje, me njerëzit, nga njerëzit, për njerëzit.

30 ditë për t’u ndarë nga një e keqe që jo vetëm ndihet në lekurën e secilit, por që përmasat e të cilës do të dalin sheshazi me transparencën që ndryshimi, rotacioni do të sjellë. Eshtë krejtësisht e mundur. Çlirohuni nga ankthi e nga frika. Mundeni dyshimin brenda jush. Dilni mbi skepticizmin. Mos jini ai, ajo që Edi Rama kërkon të jeni, të nënshtruar. Paniku i gjithi është sot tek autokratuci. Ai kërkon ta shpërndajë, për të shpëtuar vetë. Do të shihni pas 11 majit, se sa dordolec është ai që trimëronte me shtetin nën hyqëm. Eshtë në duart e secilit ky kalim në gjendjen tjetër. Ejani sonte në sheshin “Nënë Tereza”, e mos u ndalni më çdo orë, çdo minutë deri me 11 Maj.

"Hera e parë që mungoj", Salianji mesazh nga burgu për

salianji rama pd

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen