Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor institucionet shtetërore për të monitoruar dhe kontrolluar aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale, në kulmin e protestave të fundit. Lideri i opozitës e cilësoi këtë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas veprimit skandaloz të lajmëruar ditën e djeshme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita, ku tha se Policia e Shtetit po merret me hetimin e llogarive në rrjetet sociale, të cilat kanë lënë review negative në biznese.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor institucionet shtetërore për të monitoruar dhe kontrolluar aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale, në kulmin e protestave të fundit. Lideri i opozitës e cilësoi këtë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
Ai theksoi se qeveria ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe shërbimet informative që të monitorojnë veprimtarinë digjitale të protestuesve dhe të qytetarëve, jo vetëm për komentet kundër qeverisë, por edhe për vlerësimet negative ndaj bizneseve që ai i konsideron të afërta me pushtetin. Sipas tij, qeveria po vepron njësoj siç bëri me TikTok-un duke bllokuar mijëra llogari.
Deklarata e Berishës:
I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve. Kësaj radhe, kjo nuk po bëhet vetëm për sulmet e tyre ndaj Edi Ramës për të cilat ai është betuar si hakmarrës primitiv se “ata që më vijnë mbrapa, do të më kenë prapa”, por edhe për përshtypjet dhe komentet negative ndaj bizneseve të afërta me qeverinë.
Partia Demokratike konsideron të pacënueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur përshtypjen e tij për çdo shërbim privat apo publik që merr dhe, në këtë kuadër, për klientin që ka marrë shërbimin nuk mund të ketë asnjë kufizim. Sikurse, PD konsideron të pacënueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe opinionin e tij në rrjetet sociale për çdo gjë dhe për cilindo.
Natyrisht, Partia Demokratike nuk pajtohet kurrë me përshtypje të rreme nga llogari false për shërbime që nuk janë marrë kurrë, të cilat synojnë të dëmtojnë konkurrencën e ndershme. Por, Partia Demokratike shpreh dyshimet e saj më serioze se këto përshtypje false negative janë akte të organizuara nga patronazhistët e qeverisë së tyre në funksion të qëllimeve të zeza represive censuriale të saja Fakti që ky problem del pikërisht në kulmin e protestës rinore e qytetare, tregon qartë se:
Kjo fushatë gjoja kundër përshtypjesh të rreme negative është e organizuar nga narkoinstitucionet dhe patronazhistët për të sulmuar eksponentët dhe pjesëmarrësit e protestës; Nën pretekstin e identifikimit të autorëve të këtyre përshtypjeve negative, kërkohet të gjendet një shkak për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve; Edi Rama ka si qëllim kryesor kontrollin e komenteve të qytetarëve kundër tij dhe qeverisë së tij; Me policimin digjital, po përgatitet terreni që ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi.
Prandaj, Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë, mendimit dhe shprehjes, vendimin e Edi Ramës për kontrollin dhe policimin e rrjeteve sociale të qytetarëve, si dhe të statuseve e komenteve të tyre në këto rrjete. Partia Demokratike do kerkojë komision hetimor parlamentar të kësaj veprimtarie antikushtetuese të narko-institucioneve të regjimit të Edi Ramës./Dosja.al
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta holandeze “De Volkskrant” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen prej rreth d...
Gazment Bardhi STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëri i qytetarëve që ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës ...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me rastin e qy...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku suksesi i arritur d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vl...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo gjatë fjalimit tij në eventin “Rilindja 2.0”, ka prezantuar projektet...
Albin Kurti KOSOVË- Udhëheqësit politikë kanë nisur sot takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosov...
Edi Rama ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e...