All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"I përgjigjem çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë"/ Berisha: Hetimin e 21 janarit e ka penguar Edi Rama, organizatori kryesor i asaj proteste

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se i është përgjigjur çdo thirrje të organeve të drejtësisë dhe se do të vazhdojë t'i përgjigjet.

13 Nëntor 2025, 13:18 Nga E.d
"I përgjigjem çdo thirrje nga institucionet e
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se hetimin për çështjen e 21 janarit e ka penguar Edi Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se i është përgjigjur çdo thirrje të organeve të drejtësisë dhe se do të vazhdojë t'i përgjigjet.

Kryedemokrati tha se që prej rreth 13 vitesh kjo çështje përdoret për propagandë dhe se organizatori kryesor, sipas tij është Edi Rama. Në fund, Berisha tha se Kryeministri Rama ka penguar të hetohet kjo çështje, sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-së dhe BE-së kërkojnë hetimin nga polici tek organizatori kryesor.

"Mund të ju pohoj atë që kam thënë; i jam përgjigjur gjithë jetën time, çdo thirrje organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do ti përgjigjem nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do i përgjigjem. Por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen. Dhe ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e madh të aeroportit të Vlorës, etj. Ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande e cila vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë. Pra, edhe njëherë, se ti je gazetar vendimi, njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, një shërbëtor, një mercenar i regjimit të Edi Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla, krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut. Ndaj dhe njëherë ju them, asnjëherë mos më pyesni mua a do shkosh. Unë do të shkoj në çdo rast që do thirrem, për çdo problem nga organet e drejtësisë.

E kam ligj, e kam aplikuar, zbatuar këtë gjithë jetën time. Nuk mund të ketë hezitim dhe mëdyshje. Por meqë jemi këtu, çështja e 21 Janarit është hetuar njëherë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD-së, një njeri për të cilin unë kam shprehur publikisht të gjithë konsideratat. Çështja e 21 janarit nga viti 2013, që ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot, është penguar të hetohet mendoj unë, të rihetohet se mundet, e nuk jam kundër, është penguar vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës, sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-së dhe BE-së janë shumë të qarta dhe kërkojnë hetimin nga polici tek organizatori kryesor. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që prej rreth 13 vitesh kjo çështje përdoret për propagandë. Por shoferi që i përdori mish për top njerëzit, siç e ka thënë, shkrimtari që sot merret me problemet teologjike, Ben Blushi ishte Edi Rama. Referojuni pak, ai i solli këto dhe i solli në protestën më të dhunshme në historinë e vendit.

Protesta më e dhunshme në historinë e vendit, ndaj dhe janë mjeranë ata, shërbëtorë të shpifur që përdorin për të mbuluar sa herë u duhet krimet e tyre, në një kohë kur vrasësi i vërtetë i tyre ishte ai që i solli ata, mish për top, siç ka thënë Blushi, shoferi i autobusit të tyre. Është çështje e hetuar kur unë kam qenë dhe nuk kam qenë në pushtet, por e hetuar nga armiq të egër të PD-së dhe qeverisë time, të etiketuar nga unë në mënyrën më të qartë seç përfaqëson. Bllokimin e hetimit, apo nëse nuk është hetuar si duhet, po nuk janë hetuar organizatorët kryesorë të saj. Dhe organizatori kryesor, numër 1 me gjithë dokumentacionin është Edi Rama. Pastaj ka dhe të tjerë, por Edi Rama me akte dhe veprime konkrete. Edhe njëherë po lexoni të pavërteta. Banesa ime, në banesën time kanë ardhur me qindra letra, njoftime dhe të tjerë. Që të gjitha i marrin dhe i dorëzojnë. Midis të tjerash edhe nga gjykata, të gjitha njoftimet. Midis tjerash për dijeni tuaj, ka patur raste që i kanë dërguar edhe me motoçiklete. Prandaj të lutem mos përsërit mashtrime ordinere të njerëzve të cilët janë të angazhuar në propagandë, nuk të takon ty kjo." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama 21 janari

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion