LIVE UPDATES
Politike

"I thanë se nuk mund të arrestosh pa lejen tonë", Berisha: Dumanit i nxorën kartonin e kuq, i prapësuan 19 mandate arresti për Veliajn dhe bandën e tij!

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Dumanit i nxorën kartonin e kuq si dhe i prapësuan 19 mandate arresti për Veliajn dhe bandën e tij. Ai shtoi se pa drejtësi një kombi i vritet besimi dhe e ardhmja.

7 Korrik 2024, 20:49 Nga N.F
"I thanë se nuk mund të arrestosh pa lejen tonë",
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Dumanit i nxorën kartonin e kuq si dhe i prapësuan 19 mandate arresti për Veliajn dhe bandën e tij. Ai shtoi se pa drejtësi një kombi i vritet besimi dhe e ardhmja.

Berisha më tej bëri thirrje që me 11 korrik mbarë kombi në këmbë, si kurrë me parë për drejtësi sociale, për dinjitet, për shpresë dhe të ardhme. 


"Këto ditë jeni dëshmitar se si u prapësuan nga Altin Dumani dhe Edi Rama 19 mandate arresti për Erion Veliajn dhe bandën e tij. Pasi lajmi u publikua në të gjitha mediat e qeverisë, nga mjeroja, Bolino e me radhë, u zhduk. Nuk ndodhi asgjë, sepse Dumanit i nxorrën kartonin e kuq.
O hajdut i thanë, po kë mund të arrestosh ti pa lejen tonë. Shpresa e fundit jeni ju. Pa drejtësi nuk ka liri.


Pa drejtësi një kombi i vritet besimi dhe e ardhmja. Ndaj dhe me 11 korrik mbarë kombi në këmbë, si kurrë me parë për drejtësi sociale, për dinjitet, për shpresë dhe të ardhme. Miqtë e mi! Prej kohësh opozita ka depozituar në skrapin e partisë jo se ajo nuk e di, që dosjet e saj që të gjitha mbyllen, por në respekt të kushtetutës së saj, që përcakton se shteti ligjor është dhe mbetet themeli i shoqërisë së lirë, me dhjetëra e dhjetëra dosje.


Ku janë ato? Që të gjitha janë të stamposura me një gërmë ‘A’, dosje nga armiku. Dhe unë i them armikut Edi Rama se në qiell e në tokë po të shkosh atyre dosjeve nuk u shpëton dot ti, ministrat tu, Altin Zamani yt dhe të gjithë ata mercenarë, avoketër të krimit që ke bashkuar një e nga një, në skrapin e partisë," tha Berisha.

Më tej kreu demokrat shtoi se Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën. Sipas tij ata vjedhin ilaçet e të sëmurëve rëndë të këtij vendi, vjedhin kafshatën, ilaçet e pensionistëve. 

"11 korriku është dita në të cilën shqiptarët protestojnë për drejtësinë. Është dita në të cilën shqiptarët marrin në dorë fatin e tyre. Ata nuk pranojnë dhe nuk do të pranojnë diktate të mafias shqiptare ndërkombëtare. Ata do të nxjerrin Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj mafie, të Edi Ramës, Xhorxh Sorosi, McGonigalit, Coldeas.


A e morët vesh ju miqtë e mi, që ish drejtuesi i Securitates është këshilltari kryesor i Vlora Hysenit e përjashtuar nga shërbimet në Kosovë, për lidhje të dyshimta dhe që mori detyrën duke bërë vizitën e parë në Beograd. Coldea ka bërë zyrat e Shërbimit inteligjent, njëlloj sikur të ishin zyrat e Securiates. Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën.


Ndaj dhe 11 korriku është dita e shqiptarëve, është dita e shqiptarit që merr fatin në duart e tij.
Është dita e shqiptarit që lemeritë këtë racë të poshtër hajdutërish, që me pasurimin e tyre, vjedhin kafshatën e fëmijëve të vegjël shqiptarë me një ose dy vakte në ditë. Vjedhin ilaçet e të sëmurëve rëndë të këtij vendi, vjedhin kafshatën, ilaçet e pensionistëve. Nuk ka patur kurrë një vend, hajdutë më të pamëshirë se sa grupi i Edi Ramës me shokë," theksoi Berisha.

berisha rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet