LIVE UPDATES
Politike

Ilir Meta intervistë për LBC: Ikja e shqiptarëve? Mungon shteti i të drejtës...

Në intervsitë për radion britanike LBC kreu i PL-së tha se ikja masive e shqiptarëve ndodh për shkak të mungesës së mundësive të shtetit të së drejtës. Meta thotë se standarti i jetësës në vend ka ardhur duke u përkeqësuar dhe pse Shqipëria nuk është në gjendje lufte. 

5 Nëntor 2022, 13:47 Nga k.m e.k
Ilir Meta intervistë për LBC: Ikja e shqiptarëve? Mungon shteti i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për radion britanike LBC në lidhje me problemin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Në intervsitë për radion britanike LBC kreu i PL-së tha se ikja masive e shqiptarëve ndodh për shkak të mungesës së mundësive të shtetit të së drejtës. Meta thotë se standarti i jetësës në vend ka ardhur duke u përkeqësuar dhe pse Shqipëria nuk është në gjendje lufte. 

Pyetjes së gazetarit britanik se a mendon që shqiptarët po diskriminohen nga qeveria britanike duke marrë parasysh dhe deklaratat e fundit Meta se do të donte që autoritetet britanike të bënin maksimumin të tregonin maturi dhe të mos i përziejnë ata pak shqiptarë, që janë të interesuar të promovojnë këto rrjete trafikimi, për përfitimet e tyre kriminale, me shumicën e këtyre njerëzve, të cilët janë të ndershëm dhe që janë viktima të mungesës së shpresës në vendin e tyre dhe përpiqen të gjejnë të ardhme shpresëdhënëse duke rrezikuar jetën, edhe duke kaluar La Mansh me gomone.

INTERVISTA E METËS:

Meta: Ikja e shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës

Përse po ikin shqiptarët?

Meta: Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend. Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi. 

Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?

Meta: Sepse për shumicën prej tyre, standardi i jetesës që kishin në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.

Por Shqipëria nuk është në luftë, nuk është në gjendje lufte, janë kushtet ekonomike që padyshim janë shumë të vështira. Gjermania për shembull deklaron se Shqipëria është një vend i sigurt.

Po ke të drejtë, por gjendja ekonomike, gjendja sociale, përjashtimi social është në nivele të tilla, sa janë gati të marrin çdo rrezik dhe të kalojnë La Mansh me gomone, sepse qeveria shqiptare është aktori kryesor përgjegjës për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, është aq i madh sa që nuk mund të krahasohen.Meta: Kryeministri Rama të mos provokojë por të bashkëpunojë me autoritetet britanike, situata për shkak të qeverisë së tij të korruptuar

Por a mendoni atëherë se autoritetet britanike duhet të pranojnë kërkesat për azil të të rinjve shqiptarë, nisur nga rrethanat që po përshkruani?

Mendoj se së pari është shumë e rëndësishme që kryeministri Rama të shmangë tonet provokuese me autoritetet britanike, sepse kjo situatë është rezultat i qeverisë së tij të dështuar dhe të korruptuar dhe së dyti, ai duhet të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe me autoritetet franceze, dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, sepse jemi thellësisht të shqetësuar për jetën e mijëra shqiptarëve, që janë ngujuar në fakt në pyjet e Francës, në pritje të ardhjes në Britani të Madhe.

Pse situata në Shqipëri duhet të nënkuptojë që Britania e Madhe duhet të marrë më shumë kërkesa për azil?

Ne mendojmë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duhet të punojnë me autoritetet shqiptare, në mënyrë konstruktive për të adresuar këtë fenomen. Dhe së dyti, fatkeqësisht ka shumë prej tyre që ndihen të përjashtuar dhe të persekutuar për arsye politike nga qeveria shqiptare.

Ne nuk i inkurajojmë ata të largohen nga vendi. Ne i inkurajojmë ata të luftojnë këtu për të drejtat e tyre dhe të bëjnë gjithçka për të hequr qafe këtë qeveri të papërgjegjshme, në mënyra demokratike.

Meta: Autoritetet britanike të jenë fleksibël, një pjesë e të rinjve minorenë, viktima të rrjetit të trafikantëve dhe keqqeverisjes në Shqipëri

Por ka shqiptarë që kthehen në Shqipëri nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga Franca, nga e gjithë Evropa, kërkesat e të cilëve për azil kanë dështuar. A mendoni se qeveria britanike duhet të lejojë që ata shqiptarë që presin përpunimin e kërkesave për azil në Britani, a mendoni se duhet të lejohen të qëndrojnë e punojnë në Britani?

Meta: Do të doja që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar të tregojnë fleksibilitetin maksimal, sepse gjithashtu nuk duhet të harrojmë se shumë prej tyre janë nën 16 vjeç dhe është shumë e rëndësishme të tregohet fleksibilitet dhe maturi. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga vendi.

Gjithsesi, qeveria gjermane, franceze, spanjolle, a është në të drejtat e saj që t'i kthejë të gjithë ata shqiptarë që kanë dështuar kërkesat për azil?

Meta: Ne nuk mund t'i dënojmë autoritetet e huaja pse ato përpiqen të zbatojnë legjislacionin e tyre, por dëshirojmë të shohim trajtim të barabartë dhe pa diskriminime për të gjithë këta shqiptarë të pashpresë, që rrezikojnë jetën duke marrë gomonet për të kaluar La Mansh.

Por a mendoni se shqiptarët diskriminohen nga qeveria britanike?

Meta: Nga autoritetet britanike do të doja të bënin maksimumin, të tregonin maturi dhe të mos i përziejnë ata pak shqiptarë, që janë të interesuar të promovojnë këto rrjete trafikimi, për përfitimet e tyre kriminale, me shumicën e këtyre njerëzve, të cilët janë të ndershëm dhe që janë viktima të mungesës së shpresës në vendin e tyre dhe përpiqen të gjejnë të ardhme shpresëdhënëse duke rrezikuar jetën, edhe duke kaluar La Mansh me gomone.

Ish-Presidenti i Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të tregojë fleksibilitet dhe maturinë maksimale ndaj atyre që vijnë nga Shqipëria për të kërkuar azil në MB.

ilir meta

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri