Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zhupa tha gjithashtu se paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin e Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në një deklaratë Zhupa e quajti këtë një zhvillim të rëndë për Shqipërinë dhe një pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës së qeverisë.
Zhupa tha gjithashtu se paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura.
Më tej demokratja i bëri thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.
Deklarata e Plotë:
Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të meparshme të UNESCO dhe qindra kundërshtimeve tona publike.
Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projekt ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore. Cdo vendim i mëparshëm i UNESCO ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve.
Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve.
Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkoj penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standartet.
UNESCO pasi shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që:
a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale;
b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit;
c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë.
Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura, mos të betonizoj Pogradecin, Drilonin, Tushemishtin, Linin dhe çdo gjë që i del para sepse kjo nuk i shërben as vendit dhe as mbrojtjes së pasurisë me vlera të jashtëzakonshme universale. UNESCO kërkon ata që e kemi kërkuar edhe ne dhe vazhdojmë kërkojmë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese. Pikërishtqë mos jemi para situatave të tilla ku rrezikojmë mos ekzistencën më të pasurive me vlera të jashtëzakonshme universale dhe ato shpallen në rrezik.
Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën kërkoj respektimi dhe zbatimi një më një i rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. Dhe mbështes UNESCO në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të.
Në peshore janë dollarët e AADF, fitimet e oligarkëve dhe shkeljet e përfitimet e qeverisë, dhe nga ana tjetër është interesi publik dhe ruajta e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të VJU-ve të pacënuara. Qytetarët dhe ne zgjedhim të dytën dhe do të qëndrojmë deri në fund për mbrojtjen e tyre.
Gjithashtu edhe i bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke folur në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Instituc...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me stafin e Kryeministrisë kanë dhuruar gjak ditën e sotme. Teksa të gjith&e...
Ervin Salianji FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Fierit ku do të zhvillohet seanca ...
Elisa Spiropali TIRANË- Ditën e sotme mbahet tryeza e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funks...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar ditën e sotme që presi...
Avokati TIRANA- Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar sot në SPAK vërtetimin për llogari ...
Pjesë nga videoja TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet e kantierit në superstradën Tir...
Erion Veliaj TIRANA- Në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mesdit&e...
Ervin Salianji FIER- Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputeti...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin si një mercenar...