LIVE UPDATES
Politike

“Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur”/ Spiropali: SPAK, GJKKO i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit në familjen europiane

Ajo theksoi se SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Sipas saj progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

8 Korrik 2025, 10:59 Nga E. D
“Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer,
Elisa Spiropali

TIRANË- Ditën e sotme mbahet tryeza e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

E pranishme në këtë tryezë ishte edhe  Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së saj Spiropali deklaroi se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksiononimit. Ajo theksoi se SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Sipas saj progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

Më tej sipiropali tha se SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Gjithashtu ajo tha se Kuvendi ka qëndruar dhe do të jetë në mbështetje të SPAK, jo mbi të, jo përpara tij, por përkrah tij.

Fjala e Plotë e Spiropalit:

Faleminderit edhe Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes për organizimin e tryezës dhe përgatitjen e studimit. Një falenderim i posaçëm edhe për Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për mbështetjen e saj dhe ndjeshmërinë e vazhdueshme që ky vend mik ka pasur gjithmonë për bashkëpunimin reciprok me Shqipërinë në shumë fusha me interes të përbashkët dhe posaçërisht për cështje që lidhen me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në një botë gjithmonë e më të ndërvarur, në një hapësirë ku edhe problemet lokale nuk kufizohen nga kufijtë kombëtarë, korrupsioni apo krimi i organizuar, si dy anë të së njëjtës medalje, nuk janë vetëm fenomene lokale. Ku nuk ka rëndësi se cili është pacienti zero, sa kohë që kontaminimi prej tij, mund të prekë këdo.

Ndërveprimi, bashkëpunimi për zgjidhje dhe përgjigjet ndaj tyre, nuk mund të kufizohen me kufij shtetërorë. Në këtë prizëm e shoh mbështetjen, shpesh në dukje joproporcionale të Holandës dhe partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë, ndaj shëndetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Si e tillë, mirënjohja ime, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, shkon në të gjitha këto adresa.

Në gjuhën e përditshme, qoftë në zhargonin popullor, qoftë dhe në gjuhën e përditshme politike, kur flitet për sistemin e drejtësisë, nënkuptohen më së pari dhe më së shumti, dy institucione specifike, Struktura e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por kjo nuk është e vërteta, por vetëm një pjesë e saj.

Ky keqkuptim vjen për shumë arsye, por dy më kryesoret kanë të bëjnë me objektin e ndjeshëm të fushëveprimit të tyre, me faktin se në më pak se një dekadë nga funksionimi i tyre, në përgjithësi, ato kanë dëshmuar një histori suksesi. Ka dhe shumë arsye të tjera, deri dhe psikologjike, sociale dhe kulturore, por kjo është një temë tjetër.

Kuvendi i Shqipërisë, një nga pushtetet kyçnë Shqipëri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 që jetësuan reformën në drejtësi ka qenë, është dhe do të mbetet një nga mbështetësit dhe përkrahësit më të fortë të pushtetit gjyqësor, në bazë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve, rrjedhojë e një akti me frymëzim politik të rëndësisë së jashtëzakonshme: ndryshimit të arkitekturës së sistemit gjyqësor.

Ndryshimi në filozofinë e ndërtimit të arkitekturës së re të drejtësisë shqiptare i ka garantuar atij dicka të paimagjinushme më parë. I ka afruar pavarësi nga politika, dhe duke shkallmuar, në të njëjtën kohë, bunkerin e pandëshkueshmërisë që politika i kishte krijuar vetes me pushtetin e traditës.

Më pak se një dekadë nga funksionimi i këtyre dy institucioneve është një kohë e mjaftueshme, qoftë për të bërë një arsyetim të motiveve që ideuan dhe udhëhoqën këtë reformë krejt sui generis në sistemin e drejtësisë, qoftë dhe për të parë rezultatin e deri tanishëm e për të projektuar vizionin e parashikueshëm për të nesërmen.

Eshtë bërë shumë në krahasim me të shkuarën, nevojitet të bëhet shumë më shumë në të ardhmen për t’i dhënë qytetarit shqiptar të njëjtën cilësi drejtësie si gjetkë në Evropë dhe duke e bërë vetë drejtësinë si garante të raportit mes individit dhe shtetit, me detyrat dhe detyrimet reciproke në respekt të ligjit.

Karriera në sistem që diktohej nga politika, ishte një mjet alkimist që krijonte mundësinë e shndërrimit të sistemit në klient të politikës së ditës. E bënte të varur prej saj dhe i jepte politikës një vaksinë imuniteti nga ndjekja penale për vepra në fushën e korrupsionit.

Thyerja e kësaj varësie pushtet-drejtësi, ka sjellë një përmbysje të vërtetë në realitet, e ka çuar në stenda muzeumesh kulturën e pandëshkueshmërisë. Ajo ka krijuar bindjen se askush më nuk ka garanci që në mos sot, nesër, nuk do të përgjigjet për çfarë ka bërë keq e në dëm të shoqërisë, pavarësisht ngjyrës së pasaportës politike.

Kush e njeh Shqipërinë në veçanti dhe Ballkanin në përgjithësi, e kupton forcën e pushtetit të traditës. Dhe beteja me traditën e pushtetit të përqëndruar dhe mendësinë që një gjë të tillë e konsideron të paprekshme ka qenë e vijon të jetë, një nga sfidat më të vështira për t’u fituar. Sot mund të thuhet pa dilemë se sistemi i drejtësisë është ende larg të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksionimit, kryesisht për shkak të garantimit të pavarësisë së plotë nga humori i politikës së ditës.

Unë besoj se këto dy institucione, SPAK e GJKKO, aty ku publiku ka investuar më së shumti besim e shpresë, janë shndërruar do të vijojnë të shndërrohen në një model krahasimor për gjithë arkitekturën tjetër të sistemit, duke nisur me procese të rregullta e njehsuara, respektimin e të drejtave të individit dhe garantimit e dhënies së drejtësisë në mënyrë të shpejtë, të drejtë e të paanshme, me garanci kushtetuese.

Në një vend të vogël si Shqipëria, shpesh ndodh që edhe një invid i vetëm apo ca pak të tillë, të bëjnë diferencën dhe të afrojnë një udhëheqësi e sinergji më të madhe në procese. Jam e lumtur të vërej se në këto institucione, pa përmendur emra të përveçëm, fatmirësisht ka individë të tillë që me guximin, përkushtimin, integritetin e profesionalizmin e tyre, kanë fituar besimin e publikut.

Progresi në këtë pikë nuk është i lehtë. Ai është një luftë e paprerë, ku duhen fituar betejat e çdo dite. Sepse përgjegjësia përpara shoqërisë në përgjithësi dhe qytetarit të ballafaquar me të në veçanti, është maksimale. Mbas çdo shifre dhe statistike është një jetë njerëzore, një dramë familjare e sociale, koston e të cilës, për të mirë apo për të keq, e paguan gjithë shoqëria.

E duke pasur parasysh një gjë të tillë, nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë, se perceptimi nuk është e njëjta gjë me vërtetimin përtej dyshimit të arsyeshëm të fajësisë së çdokujt, se shpesh procedura është po aq e rëndësishme sa dhe vetë thelbi i çështjes, se edhe kush është nën dyshim, prezumohet si i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë ndryshe.

Këto janë disa të vërteta elementare që me raste kundërshtohet nga praktika, shpesh e ardhur si frymëzim i pushtetit të traditës së vjetër të sistemit tonë të drejtësisë. Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë;

Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm; Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese;

Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut. Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.

Duke pasur parasysh lidershipin e Kuvendit në procesin e integrimit europian, dëshiroj të nënvizoj se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është edhe rezultat e meritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, e integritetit dhe vendosmërisë së tyre për t’i dhënë fund njëherë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë. SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Ecuria e procesit të anëtarësimit gjatë vitit 2025 po dëshmon se ky është viti i grup-kapitullit “Themeloret”, ecuria e të cilit do të përcaktojë edhe zhvillimet edhe në grup-kapitujt e tjerë negociues. Në këtë kontekst, kuptohet sa e rëndësishme është mbështetja e funksionimit të SPAK dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë.

Kuvendi ka qëndruar dhe do të jetë në mbështetje të SPAK, jo mbi të, jo përpara tij, por përkrah tij. Kuvendi ka miratuar pa asnjë hezitim kërkesat për mbështetje me burime financiare, materiale e njerëzore për SPAK-un dhe organet e tjera të sistemit, duke i vlerësuar ato si nevoja prioritare.

Kuvendi do të vijojë të garantojë që mbrojtja shumëdimensionale që i jep SPAK-ut kuadri ligjor i miratuar, të jetësohet në praktikë në lirinë e plotë për të vepruar pa asnjë ndikim nga jashtë institucionit.

Kjo garanci nuk është deklarative, por konkrete, e mishëruar në mbështetjen pa ekuivoke gjatë raportimit dhe miratimit të rezolutave vjetore të Kuvendit, por edhe gjatë bashkëpunimit tonë me institucionet e pavarura dhe agjencitë e tjera të shtetit.

Në rezoltutat e vitit 2023 dhe 2024 Kuvendi ka shprehur vlerësimin e tij për veprimtarinë e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për përmbushjen e rekomandimeve në Kuvendit, ruajtjen e pavarësisë së tij institucionale, duke shënuar një rritje të dukshme dhe domethënëse në rritjen e besimit të publikut dhe të institucioneve ndërkombëtare ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Kuvendi, si garant i ruajtjes së ekulibrave institucionalë në shoqërinë dhe në sistemin demokratik, është njëkohësisht garanti dhe mbrojtësi i SPAK, GJKKO, BKH dhe organeve të sistemit të drejtësisë. Kuvendi mbetet i hapur dhe mirëpret nisma ligjore dhe masa institucionale për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse që bashkëpunojnë me këtë institucion.

Në vlerësimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin si Kryetare, pavarësia dhe llogaridhënia janë njësoj jetike e të rëndësishme për veprimtarinë e organeve të drejtësisë së re. Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.

Qëllimi i Reformës në drejtësi është ndërtimi i një sistemi drejtësie me standarte europiane dhe krahas tyre edhe respektimi i standarteve e garancive kushtetuese dhe të drejtave themelore të njeriut. Pavarësia është reale dhe efektive kur realizohet e lidhur ngushtë me përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien para Kushtetutës, Republikës dhe qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk e kufizon, por i jep pavarësisë më shumë legjitimitet.

Në rolin tim si Kryetar Kuvendi, e konsideroj mision ruajtjen e ekuilibrit institucional, një ekuilibër që nuk ka të bëjë me heshtje përballë gabimeve, por me ndërtimin e një raporti të shëndetshëm midis pavarësisë dhe kontrollit demokratik. Ky është thelbi i parlamentarizmit: të mbështesësh institucionet pa u ushtruar presion, të kërkosh llogari pa penguar veprimin e tyre. Për të kërkuar llogari, pa cënuar pavarësinë aq të kërkuar dhe me tor të fituar Dhe për ta udhëhequr vendin në një rrugëtim që nuk ka kthim: drejt demokracisë funksionale dhe integrimit europian.

elisa spiropali

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje