LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Prokurorët cungojnë materialet zyrtare, nuk citojnë KLSH-në

20 Dhjetor 2023, 14:30 Nga h.k
Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Prokurorët cungojnë
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në konferencën për shtyp, bashkë me Kreun e PD Sali Berisha. Këlliçi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj si të përfshirë drejtpërdrejt në abuzimin me inceneratorin e Tiranës. 

Këlliçi: Që të jemi të qartë që në pikënisje të sqarimit që do bëjmë të raportit të KLSH-së të vitit 2019, - tha këlliçi, - duam të ju sqarojmë që nuk kemi aspak si qëllim që të anatemojmë figurat e prokurorëve dhe të jemi shumë të qartë se veprat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit duan kohë dhe metoda speciale. Por faktet dhe provat tregojnë të kundërtën se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë. 

Këtu do të paraqesim disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH. Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në ‘dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit’, të kryetarit të bashkisë së Tiranës. 

Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxehit. Në lidhje me këtë konstatim nga ana e Ministrisë së Financave janë paraqitur observacione  me shkresën numër 5929/9 të datës 28/08/2019 në të cilën është sqaruar se; 
Ministria e Financave me anë të shkresës nr. 13118/7 protokolluar në datën 2.03.2017 i ka kërkuar autoritetit kontraktues, që duke qenë se në studimin e fizibilitetit është shprehur se, Qarku i Tiranës është financuesi i këtij projekti, të marrë miratimin me shkrim nga ky qark. 

Me anë të shkresës numër 8275/1 e protokolluar në datën 27.03.2017 të Bashkisë Tiranë, të përcjellë në MFE.

Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit. 

Miratimi i buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore kryhet nga Këshilli Bashkiak sipas përcaktimeve të bëra në ligjin numër 139 i vitit 2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’ në nenet 9 dhe 54 në të cilin janë përcaktuar

Neni 9

Të drejtat dhe përgjegjësitë ... 
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
Neni 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. 
-Mbi marrjen e miratimit nga palët e treta të përfshira në projekt.

Dhënia e miratimit nga të gjitha njësitë vendore të qarkut të Tiranës. Qarku i Tiranës përfshin katër njësi vendore që nuk janë shprehur në lidhje me dakordësinë me këtë projekte dhe jo vetëm Bashkia e Tiranës. Për rrjedhojë miratimi i këtij projekti është dhënë pa marrë  konfirmimin nga strukturat e përfshira në projekt dhe organet përkatëse vendimarrëse për qëllimet e buxhetit. Ministria e Financave ‘është shprehur pa koment’ për projektin koncensionar/PPP dhe nuk e ka kundërshtuar projektin megjithëse nuk ka pasur konfirmim nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore të prekura nga ky projekt në lidhje me garantimin e sasive minimale të mbetjeve të trajtuara që do të trajtohen nga projekti. 

Kalojmë edhe në një tjetër fakt, që nxjerr gënjeshtrat e kryetarit të bashkisë Tiranë. Grupi i auditimit sqaron se sikurse është cituar në sipër në konstatim, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar vetëm skenari i mungesës së plotësimit të sasisë minimale të mbetjeve të garantuara, rast për të cilin ishte parashikuar që të ketë risk të mbartë përsipër sektori publik duke paguar një shërbim të paafruar. Në lidhje me skenarin e tejkalimit të 700 tonëve në ditë, rast për të cilin nuk është kryer asnjë analizë në lidhje me efektin financiar në buxhetin e shtetit, duke marrë në konsideratë eksluzivitetin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Tiranë për koncensionarin."

sali berisha belind kellici inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet