LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Veliaj pronari real që jep urdhra dhe vendos të gjithë strukturën e bashkisë në shërbim të biznesit të dherave

ipas Këlliçit kryebashkiaku, Erion Veliaj është i vetmi që pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo.

8 Janar 2024, 14:07 Nga N.F
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Veliaj pronari real që
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për media ka folur edhe një herë në lidhje për inceneratorin e Tiranës ku sipas tij vijon të vjedhë çdo ditë para. Sipas Këlliçit kryebashkiaku, Erion Veliaj është i vetmi që pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo.

Ai më tej shtoi se Veliaj është i vetmi të cilit i kanë dhuruar 1 milionë  euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës në zgjedhjet e vitit 2019. Në deklaratë Këlliçi u shpreh se nga sot përgjegjës për çdo qindarkë abuzim me këtë kontratë janë dhe prokurorët të cilët me mosveprimet e tyre po lejojnë vjedhje flagrante.

Deklarata e plotë:

Tashmë kemi hyrë në muajin e katërt të komunikimit tonë intensiv me strukturën e SPAK, në lidhje me aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës, i cili ende vijon të vjedhë çdo ditë para nga taksat tuaja, plot 120 milionë euro deri më sot. Në lidhje me denoncimet dhe publikimet e fakteve të pakontestueshme nga ana jonë, pronari real i kësaj sipërmarrje korruptive, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar vetëm një herë, pas arrestimit të krahut të tij të djathtë, Taulant Tushës, të cilin Veliaj e bëri kurban për të shpëtuar lëkurën e tij. 

Ju ftoj të ndjekim një sinkron të shkurtër nga intervista e Veliajt dhënë gazetarit Sokol Balla 1 muaj më parë.  Pra siç e shihni të nderuar qytetarë, Erion Veliaj pretendon se është një nga 5 klientët e biznesit korruptiv të Inceneratorit të Tiranës. Por faktet tregojnë të kundërtën. Erion Veliaj është pronari real. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo. Kujtojmë këtu e-mailet për kompaninë Arlis Ndërtim, pronari i së cilës ka ndërtuar 7 kate pa leje përballë zyrës së kryebashkiakut. E-mailet për kullën pas Sahatit. E-mailet për Teatrin Kombëtar. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar i janë dhuruar 1 milionë euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2019.

 

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar, inceneratori i paguan një faturë 300.000 euro për të marë makina në favor të Policisë Bashkiake. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar vendosi të gjithë strukturën e Bashkisë Tiranë në shërbim të biznesit të dherave, strukturë e cila përdori tre lloje policish, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake dhe Policinë Private të Agron Malajt, për të persekutuar dhe gjobitur të gjithë ndërtuesit e Tiranës dhe jo vetëm.

I vetmi përfitues në këtë mega aferë është kryebashkiaku Erion Veliaj. Kemi hyrë tashmë në vitin e katërt të hetimeve për këtë çështje, kemi depozituar pranë SPAK me qindra faqe dhe dokumenta, ndaj sërish sot i bëjmë thirrje SPAK të veprojë në mënyrë urgjente duke ndalur këtë vjedhje, duke anuluar këtë kontratë korruptive dhe të vendosë sa më parë përpara përgjegjësisë ligjore, pronarin e vërtetë të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn. Nga sot përgjegjës për çdo qindarkë abuzim me këtë kontratë, janë dhe prokurorët të cilët me mosveprimet e tyre, po e lejojnë këtë vjedhje flagrante të ndodhë.

belind këlliçi pd inceneratori i tiranës erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet