LIVE UPDATES
Politike

Intelektualët malazezë kritikojnë Perëndimin: SHBA dhe BE po ndihmojnë me ose pavetëdije politikën ruse në Ballkanin Perëndimor

Letra është dërguar nga Adnan Çirgiq, Aleksandar Radoman dhe Boban Batriqeviq, nga Fakulteti i gjuhës malazeze sidhe shkrimtari e publicisti i njohur Andrej Nikolaidis, bashkë me një grup tjetër intelektualësh që thotë se SHBA dhe BE po ndihmojnë me ose pavetëdije politikën ruse.

23 Nëntor 2022, 14:15 Nga f.g

Intelektualët malazezë kritikojnë Perëndimin: SHBA dhe BE po

TIRANE- Një letër e një grupi intelektualësh malazezë që i kërkojnë Bashkimit Evropian të jetë më i angazhuar në Ballkanin Perëndimor është publikuar në media. Letra është dërguar nga Adnan Çirgiq, Aleksandar Radoman dhe Boban Batriqeviq, nga Fakulteti i gjuhës malazeze sidhe shkrimtari e publicisti i njohur Andrej Nikolaidis, bashkë me një grup tjetër intelektualësh që thotë se SHBA dhe BE po ndihmojnë me ose pavetëdije politikën ruse. "Këtë politikë të çuditshme të SHBA-së dhe BE-së në këtë rajon po e shfrytëzojnë shkëlqyeshëm Rusia dhe Kina përmes Serbisë. Kjo e fundit po sillet si një hegjemon lokal që frenon dhe ngrin integrimet së pari të veta. E më pas të qytetarëve të Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Kjo është një “politikë klasike e lëshimit pe”, pasojat e së cilës në rrafshin global sot po i paguajnë ukrainasit."-thuhet në letër.

LETRA E PLOTE:

Është koha e fundit për të folur hapur për statusin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për çështjen e këtij rajoni me ose pa vetëdije e ndihmojnë politikën ruse. Pse e bëjnë këtë është e vështirë të thuhet. Por nëse si ilustrim për gjendjen në Ballkanin Perëndimor do të merrnim deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borelj, për çështjen e Kosovës, atëherë mund të përfundohet se Perëndimi po ia mbanë dorën Aleksandar Vuçiqit. Pse e bëjnë këtë – nuk e dimë.

Nëse fjala është për një bindje naive se Serbia do të shkëputet nga Rusia, kjo kurrë s’ka për të ndodhur. Kushdo që e njeh kulturën politike serbe dhe skenën politike serbe, e di se kthesa e Vuçiqit do të nënkuptonte edhe fundin e tij. Ndërsa Aleksandar Vuçiq intimisht dhe nga pikëpamja e vlerave është më afër një Lukashenkoje sesa cilitdo burrë shteti perëndimor.

Këtë politikë të çuditshme të SHBA-së dhe BE-së në këtë rajon po e shfrytëzojnë shkëlqyeshëm Rusia dhe Kina përmes Serbisë. Kjo e fundit po sillet si një hegjemon lokal që frenon dhe ngrin integrimet së pari të veta. E më pas të qytetarëve të Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Kjo është një “politikë klasike e lëshimit pe”, pasojat e së cilës në rrafshin global sot po i paguajnë ukrainasit.

Kjo politikë nuk është nga dje. Ajo u operacionalizua me epokën e Trumpit dhe Merkelit dhe tani po përjeton klimaksin e vet. Mali i Zi ra në vitin 2020. Bosnja ra kohë më parë (përmes dritanizimit të konstelacionit politik). Radhën e ka Kosova dhe pret Dritanin e saj. Çfarë po duket? Vuçiqi po vepron si “Lenini serb”, çdo lëvizje e tij politike është e ideologjizuar. Ai çmon se neutralizimi i të gjitha politikave të vendosura rajonale shtetformuese dhe i shtyllave ideologjike mbi të cilat mbështeten Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova si shtete është në fakt parakusht për mësymjen e ideologjisë së “Botës serbe”(BS).
Ideologjia e BS-së nuk po shfaqet me tanke si në kohën e Slobodan Milosheviqit. Ajo tani përmes iniciativave rajonale shkelë ekonominë, median dhe zhvillon një luftë speciale për të minuar parimet themelore. Përmes tyre tre shtetet e përmendura u shkëputën nga hegjemonia e Serbisë. Platforma është e qartë; nuk ka bashkëpunim të ngushtë me Beogradin, përderisa Beogradi të mos e njohë gjenocidin në Srebrenicë, ekzistimin e kombit malazez dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Nëse kjo vazhdon, pas disa vitesh të gjitha politikat që vendosën Malin e Zi, BeH dhe Kosovën do të margjinalizohen plotësisht. Tehu i tyre do të bëhet i vakët. Do të vijë koha e populistëve, mashtruesve, kontrabandistëve dhe prijësve lokalë, të cilët do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor një zorrë të trashë të politikës perëndimore dhe ruso-kineze, ku do të mbyllen punët e pista dhe kriminale.

Është e domosdoshme të veprohet, sa më shpejt, me plane afatgjata. Çështja malazeze, e Bosnje-Hercegovinës dhe e Kosovës duhet të ndëlidhen. Boshti Sarajevë-Podgoricë-Prishtinë duhet të ngjallet, elitat duhet të ndëlidhen dhe të fillojnë të veprojnë në rrafshin lobues, kulturor dhe operativ-politik. Perëndimin nuk duhet pritur më, sepse duket se ata vetëm shikojnë përmes numrave dhe fuqinë potenciale. Të vetëm të gjithë jemi të pafuqishëm, së bashku jemi shumë më të fortë. Ndërsa partnerë për ndëlidhje ka edhe në Beograd, këto janë ato pak forca qytetare dhe liberale të cilat Vuçiqi sipas yrneut të Putinit gati se i ka shtypur./Dosja.al

letra e intelektualeve malazeze intelektualet malazeze

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen