LIVE UPDATES
Politike

Interpelanca/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Manastirliu: Të ardhurat do shkojnë aty ku ka më shumë nevojë

Leskaj i ka kërkuar qeverisë të përcaktojë minimum jetik zyrtar, pasi në bazë të saj do të jetë e mundur dhe llogaritja e pagës dhe siguracioneve minimale në vend.

23 Mars 2023, 10:56 Nga A.B
Interpelanca/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023!
Bujar Leskaj dhe Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij në parlament kërkoi që qeveria të përcaktojë minimum jetik zyrtar. Leskaj shprehu keqardhjen që propozimi i tij nuk gjeti mbështetjen e duhur duke theksuar se minimumi jetik është indikatori social kryesor që përdoret për vlerësimin e jetës  dhe varfërisë. Ministrja tha se të ardhurat do të shkojnë te shtresat ku ka më shumë nevojë.

Interpelanca: 

Bujar Leskaj: Unë paraqita një amendim për të përcaktuar një minimin të caktuar. Unë kërkoja që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2023, të përcaktohet minimuni jetik për shqiptarët. 

Nuk është asnjëherë vonë, na duhet ta vendosim në fokus tonin minimumin jetik shqiptar. Duhet llogaritja e pagës minimale dhe e pensioneve dhe ajo e jeteës bazë. Në këtë mënyrë minimumi jetik përdoret për të përcaktuar pagën minimale. Sipas Eurostat, 74% rrezikon varfërinë. 

Pse jemi sot në këtë gjendje, në kohën kur e kemi shtruar si problem se qytetarët shqiptarë, përmes 21 mijë nënshkrimeve kërkuan nga KQZ që të nisë procedura për minimumin jetik. Duhet të nisim menjëherë procedurat për këtë, pasi rezulton se minimumi jetik është normë njerëzore. Qeveria e ka detyrë të evidentojë minimumin jetik. Ky relacion do nxjerrë në pah ndërhyrjen për shtresat shoqërore që jetojnë në kushte të vështira. 

Ogerta Manastirliu: Vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për matjen e minimumit jetik. Shqipëria ka të përcaktuar pagën minimale në rang vendi. Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Prej 2017 është realizuar dhe po realizohet anketa e të ardhurave të jetesës, ndryshe nga më parë kur statistikat ishin sporadike. Sipas të dhënave, të botuara nga INSTAT rezulton se shpërndarja e ndihmës ekonomike mbulon 82.5% për grupet që janë me vështirësi ekonomike. Skema e vjetër e ndihmës ekonomike, arrinte të mbulonte para reformës vetëm 22% të familjeve të varfra. Kemi një targetim shumë të mirë të mbulimit të personave që kanë më shumë nevojë nëpërmjet programit për ndihmën ekonomike. Nëse në 2013 kishim një mbështetje 96% mld lekë, në 2022 kjo mbështetje vjen e rritur me 58.8%, krahasuar me 2019 20% më shumë. Duhet më shumë dhe ne kemi indeksuar 2 herë pensionet dhe do të vijojë mbështetja për pensionistët. Gjatë 2022 kemi rritur me 20% për gratë me më shumë se 3 fëmijë. Fondi i ndihmë ekonomike për 2023 është 7.3 mld lekë. Mbështetja është shumë herë më e madhe se ajo që i referoheni ju. Në fillim të 2023 kemi mbështetur 1 mln qytetarë nëpërmjet pagës së madhe ku kanë përfituar 57 mijë familje me ndihmë ekonomike. Ka ende shumë punë për të bërë. sa i përket llogarive kërkohet më shumë punë, në raport me metodologjinë, me ardhjen në standardet evropianë, që të na japin të dhëna në cilësinë e vendosjes së minimumeve e standardeve të jetesë. Indikatori kryesor që na thotë ne për mbështetjen janë të dhënat e INSTAT me metodologjinë e Eurostat. Efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur. Ky besoj se është matësi më i mirë. Përllogaritja e minimumit jetik është llogari dhe unë besoj se thelbi i diskutimit është që të ardhurat të shkojnë atje ku ka më shumë nevojë.

Leskaj: Punën tuaj si kryeministre e vlerëson kryeministri, por vlerësuesi është populli. 

bujar leskaj seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet