LIVE UPDATES
Politike

Investimet shqiptare jashtë vendit po rriten për të pestin vit radhazi

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2025 vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 160 milionë euro, 12.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

19 Shtator 2025, 08:12 Nga I.A
Investimet shqiptare jashtë vendit po rriten për të pestin vit
Foto Ilustruese

TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme më të shpejta se investimet e huaja në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2025 vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 160 milionë euro, 12.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit. Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 60% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2025. Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.

Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2025 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 599 milionë eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit. Por, ky bilanc negativ është ngushtuar lehtë me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet shqiptare jashtë vendit janë rritur më shumë se investimet e huaja direkte në Shqipëri.

Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, është e ditur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura jashtë vendit dhe në vitet e fundit kjo prani duket se po zgjerohet, edhe si pjesë strategjisë së diversifikimit të biznesit.

Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.

Grupi Balfin prej vitesh po investon në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Austri. Sipas të dhënave të vetë grupit, deri në maj të këtij viti portofoli i investimeve në Austri llogaritej në rreth 100 milionë euro, ndërsa synon të rrisë më tej atë deri në 200 milionë euro, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme. Prej vitit 2022 grupi Balfin ka nisur aktivitet edhe në Zvicër, ndërsa është e pranishme tashmë edhe në tregun amerikan, me fokus kryesor gjithmonë zhvillimin ose blerjen e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Kanada, në modelin që ka ndjekur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe grupi Kastrati ka shtrirë investimet në tregun amerikan, me blerjen e DUA Hotel Miami.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë. Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2025, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 490 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë./Monitor.al

bqk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet