LIVE UPDATES
Politike

Ish-kongresmeni DioGuardi i bashkohet betejës për Butrintin, i dërgon letër Zhupës: Do vij vetë në Kushtetuese

Mbështetja ka ardhur nga ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, i cili ka vendosur të vijë në Shqipëri, në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, së bashku me deputeten demokrate.

18 Shkurt 2023, 14:16 Nga I.A
Ish-kongresmeni DioGuardi i bashkohet betejës për Butrintin, i
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka marrë një letër dhe një mbështetje të në betejën e saj politike në lidhje me mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Mbështetja ka ardhur nga ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, i cili ka vendosur të vijë në Shqipëri, në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, së bashku me deputeten demokrate.

Zhupa e ka cituar shpesh DioGuardin në përplasjet me mazhorancën në komisione dhe parlament për të mos lejuar privatizimin e një pasurie kombëtare, trashëgimi kulturore, siç është Parku Kombëtar i Butrintit nga Faondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. 

Postimi i Plotë:

Letra që më ka adresuar ish kongresmeni Joseph DioGuardi më mbush me përgjegjësi dhe krenari për betejën e drejtë që po zhvilloj për Butrintin! Ish-kongresmeni me origjinë arberëshe është gjithmonë zë i parë kur flitet për interesat kombëtare të shqiptarëve. Kongresmeni DioGuardi ishte njeriu i parë që ktheu vëmendjen e gjithë Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën dhe gjendjen në të cilën ishte vendi. Është kënaqësi të njoftoj që kongresmeni ka shprehur angazhimin e tij për të ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent në krahun tim, në krahun e Butrintit, në krahun e shqiptarëve, në krahun e kushtetutës në seancën publike që do zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese Kongresmeni DioGuardi shprehet ndër të tjera “jam i bindur se veprimet e AADF për të marrë përsipër menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të qeverisë së SHBA dhe as qëllim legjislativ të Kongresit të SHBA”. 

Teksti i plotë i përkthyer në shqip: 

E dashur deputete Zhupa Lavdëroj me gjithë zemër luftën tuaj parimore, të guximshme dhe të vendosur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Butrintit nga marrja e paligjshme e menaxhimit nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim [AADF]. Në këtë mënyrë mund të jemi të sigurt se xhevahiri i kurorës së historisë së Shqipërisë menaxhohet vetëm dhe ekskluzivisht nga qeveria shqiptare dhe vetëm për të mirën e popullit shqiptar. Si ish-kongresmen i SHBA-së, kam ndjekur me shumë interes veprimet tuaja legjislative për ndryshimin e ligjit aktual shqiptar për Trashëgiminë Kulturore. Kam investuar shumë nga koha ime për t'u shpjeguar administratës amerikane në Uashington, si dhe miqve të mi në Kongresin e SHBA, veprimet politikisht manipuluese dhe të paligjshme të ndërmarra nga AADF në lidhje me Butrintin.

Siç mund ta dini, unë u kam shkruar disa anëtarëve të Kongresit të SHBA, duke përfshirë Kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Robert Menendez, dhe administratores së USAID-it, Samantha Poëer, si dhe organeve të UNESCO-s në Paris. Unë jam po aq i interesuar dhe mbështetës për sfidën juridike thelbësore që ju keni bërë përpara Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Ky është një moment historik për të cilin ju duhet të ndiheni shumë krenare dhe unë po mendoj seriozisht të vizitoj Shqipërinë për të marrë pjesë në seancat publike në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të perceptohem si i interesuar drejtpërdrejt për çështjen e Butrintit për të raportuar më pas në Kongresin dhe administratën amerikane.

Shfrytëzoj rastin të ritheksoj se, kur Kongresi i SHBA krijoi Fondet e Ndërmarrjeve, asgjë në ligjin përkatës nuk mund të "interpretohet se i quan Fondet e Ndërmarrjeve, si agjenci ose institucione të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara". Prandaj, jam i bindur se veprimet e AADF për të marrë përsipër menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të qeverisë së SHBA dhe as qëllim legjislativ të Kongresit të SHBA. Ndryshe nga ajo që propozohet tani për Parkun Kombëtar të Butrintit në Shqipëri, parqet tona kombëtare në pronësi publike në SHBA që janë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s menaxhohen vetëm dhe ekskluzivisht nga Shërbimi ynë i Parqeve Kombëtare, një agjenci e Departamentit të Brendshëm të SHBA. Në mbyllje, ju përgëzoj edhe një herë për punën tuaj të shkëlqyer për të rivendosur dinjitetin e shtetit shqiptar dhe për të forcuar më tej lidhjet e vërteta SHBA-Shqipëri. Mezi pres t'ju takoj personalisht në Shqipëri. Gëzuar Vitin e Ri 2023! Sinqerisht, Joseph J. DioGuardi

ina zhupa joseph dioguardi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri