Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mazi ndër të tjera, theksoi se rotacioni politik, nuk e pengon kurrsesi procesin integrues të vendit tonë në union, por e kundërta.

TIRANË- Ish kryenegociatori i Shqipërisë për në BE, Zef Mazi, e konsideron një propagandë elektorale dhe politike të kryeministrit Edi Rama, premtimin e këtij të fundit që Shqipëria do të integrohet në BE brenda 2030. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Mazi tha se janë 34 grup-kapituj që duhen hapur, nga të cilat vendi ynë ka nisur punën, në vetëm 16 kapituj, dhe që ende nuk janë mbyllur.
‘Duhen negociuar të gjithë grup kapitujt, kombinimi mes politikës, diplomatikë, diplomatët e karrierës dhe elementët teknike. Në negociata s’ka asgjë elemente teknike, por politike. Janë interesa politiko-ekonomike brenda. Negociatat teknike me unionin nuk ka. Shqipëria duhet të hapë 34 kapituj. Janë hapur 16 kapituj por s’janë mbyllur asnjë. S’kemi mbyllur asnjë kapitull. Për mua është shumë e vështirë në 2 vite, vetëm nëse unioni mund të kapërcejë disa standarde. Por ka një kalendar unioni. Kur bashkohet korpusi ligjor me tonin, është njëra gjë. Duhet të nisë zbatimi, a i kemi ne mekanizmat? Duhet të shkojnë paralele. Sa më herët të bëhen këto punë, aq më shpejt do të shkonte ky proces. Në këtë proces s’duhet të jesh neglizhent selektiv, ndryshe do të kesh probleme. Unioni është i lidhur me shtetin. Kur Shqipëria negocionte me NATO, ishte PD në pushtet. Kur u ulën në tavolinën e NATO-s, s’ishte shkruar PD e Shqipërisë, njëjtë do ndodhë dhe me procesin, s’do të shkruhet PS. Nëse nuk shkon paralele, pavarësisht rotacioneve politike do të vuajmë më shumë. E rëndësishme është që Shqipëria është në këtë rrugë, por jemi në fushatë zgjedhjesh dhe thuhen gjëra për efekt propagande dhe politike’, u shpreh Mazi.
I pyetur se përse u tërhoq nga posti i kryenegociatorit, Mazi la të kuptohej për një ‘përplasje’ mes tij dhe Ramës, mbi mënyrën e konceptimit të procesit integrues të Shqipërisë në BE. Mazi ndër të tjera, theksoi se rotacioni politik, nuk e pengon kurrsesi procesin integrues të vendit tonë në union, por e kundërta.
"Reformat e unionit dhe integrimi i vendeve tona, duhet të ndahen. Sepse do të vijë dita që njëri do pengojë tjetrën. Nëse s’ndahen, shoh që në rreshta duhet lexuar një tendencë për ta shtyrë këtë proces. Më 2027 për të qenë gati na ndajnë 2 vjet, dy vite reale janë, është një rrugë e madhe, çdo gjë është e mundur. Të kishte një dikaster të plotë me të paktën 100 vetë për këtë proces. Rotacionet politike s’e pengojnë, në cilindo shtet qoftë, tregon se ke një demokraci normale. Ekipet që merren me këtë nuk është e mirë që të ndërrohen. Rotacionet i shërbejnë ecurisë dhe demokracisë së një shteti. Di që ka një kryenegociatore por s’di se ç’ka bërë, por në funksionin që ka s’di ç’të them. Është një proces i gjatë dhe kërkon impenjim të madh politik, diplomatik dhe familjar. Kur u hapën negociatat, ishte e qartë që perceptimi im për këtë punë dhe i kryeministrit Rama, s’ishin paralele dhe nuk puqeshin. Ishte momenti të largohesha dhe kisha mbushur e moshën për në pension", theksoi Mazi.
Zef Mazi TIRANA- Ish-kryenegociatori i Ramës në BE, Zef Mazi, ka hedhur “në erë” edhe njëherë premtimin elek...
TIRANË- Kandidati i koalicionit PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Lezhë, Viktor Tusha, deklaroi se bashkë...
foto ilustruese SHBA- Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe shefja e të drejtave civile në Departamentin e Drejtësisë, Harmeet D...
Sali Berisha TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka komentuar partitë e reja që marrin pjesë në këto zgjedhje, për të...
Donald Trump TIRANA- Media italiane "Corriere Della Sera" i ka dedikuar një artikull "zbarkimit" të ekipit të fushatës së pre...
Sali Berisha TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka mohuar që në kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SH...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Një incident ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Lu&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka fulur edhe në lidhje për kontratën 6 milionë dollarësh...
Edi Rama FIER- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot është marrë vendimi për hapjen e një grupkapitulli të ri për S...
Sali Berisha TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka folur sot rreth zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në emisionin 'Debat' t&e...