LIVE UPDATES
Insights

Joshje dhe kërcënime për votuesit e opozitës, ja si Rama po shkel Kodin Zgjedhor

Jo vetëm flet, por edhe kërcen me ritmet e tallavasë, në përpjekje për tu dukur politikan i ri dhe i pakonsumuar në kontrast me kundërshtarët e tij. Përtej makiazhit të dobët të politikanit trendi, del po ai politikan që, duke instaluar pushtetin personal, nuk pyet as për ligjet, as për kodet, del po ai Kryeministër që prish garën për ta fituar ai në tavolinë.

23 Prill 2023, 13:51 Nga Enton Abilekaj
Joshje dhe kërcënime për votuesit e opozitës, ja si Rama po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i është rikthyer fushatës me një ritëm tjetër pas operacionit. Madje ka harruar edhe premtimin që 2 javet e para të fushatës nuk do kishte fjalime por mbjellje pemësh. Jo vetëm flet, por edhe kërcen me ritmet e tallavasë, në përpjekje për tu dukur politikan i ri dhe i pakonsumuar në kontrast me kundërshtarët e tij. Përtej makiazhit të dobët të politikanit trendi, del po ai politikan që, duke instaluar pushtetin personal, nuk pyet as për ligjet, as për kodet, del po ai Kryeministër që prish garën për ta fituar ai në tavolinë.

Dje dhe sot, në mënyrë të hapur, ka përdorur joshjen dhe kërcënimin ndaj votuesve, mesa duket i sigurtë për imunitetin që ka ndaj drejtësisë. Në Kamëz deklaroi: Nëse fiton Rakip Suli do katerfishohen investimet e Qeverisë, nëse ia jepni atij tjetrit në qafë paçi veten.

"Kush do fusi gomarin me dy veshë të gjata në bashki, ta harrojë qeverinë. Ne nuk mundet kurrë që të na vënë para këta medemek në emër të votës, të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata, jo nga unë por nga SHBA-të", tha Rama.

Në Elbasan sot deklaroi se nuk do të ketë asnjë fond nga qeveria për Elbasanin nëse fiton Luçiano Boçi.

Një mesazh kam unë. E kam shumë të thjeshtë dhe shumë të qartë. Me kandidatët e zorrës qorre që largqoftë dikush, diku, i çon në zyrën e bashkisë nuk ka bashkëpunim. Nuk ka. Nuk ka se si të ketë. Nuk ka sesi të ketë sepse arsyeja pse ata janë vendosur këtu, atje, atje," tha Rama.

Për të shmangur këtë gjuhë të turpshme nga ndonjë Kryeministër i papërgjegjshëm që, për më shumë pushtet personal mund të bëjë gjithçka, Kodi Zgjedhor është treguar i kursyer, por jo indiferent. Në pikën 7 te nenit 78, ku flitet për të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës, kodi e përcakton këtë që po bën Kryetari i PS, shkelje që ndiqet penalisht.

"7. Subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve u ndalohet dhe mbajnë përgjegjësi penale në rast se ofrojnë ose japin të holla, të mira materiale, premtojnë për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike," thuhet në Kodin Zgjedhor.

Joshje dhe kërcënime për votuesit e opozitës, ja si Rama po
Kodi Zgjedhor

Kjo është pika 7, që ndalon dhe ngarkon me përgjegjësi penale atë që premton favorizime për zgjedhësin për të votuar në një mënyrë të caktuar. Kaq mjafton që Komisioneri Zgjedhor i pari t'i kërkojë Kryetarit të PS që të ndalojë joshjen dhe aq më tepër kërcënimet, por edhe organeve të drejtësisë që ta ndjekin këtë shkelje të hapur, që kodi zgjedhor e dënon penalisht.

Te kërkosh nga Drejtësia të procedojë Edi Ramën, kur as 1 për qind e padive të opozitës ne 2021 nuk u prekën me dorë, është naivitet, por kjo nuk e ndryshon faktin që Rama është duke shkelur rëndë Kodin Zgjedhor dhe duke goditur rëndë barazinë e kandidatëve në garë. Kryeministri është duke kërcënuar qindra mijë shqiptarë, votues të opozitës, se nuk do të shohin asnjë cent investim, se taksat e tyre do shkojnë vetëm atje ku fiton Rilindja, se administrimi i taksave bëhet sipas tekave të një njeriu dhe se kriteri i vetëm është ai partiak, ose më saktë sektar./Dosja.al/

edi rama enton abilekaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll
Insights 20 Prill 2023, 12:34 Lutfi Dervishi

Edhe djajtë shtrojnë iftar!

Lutfi Dervishi Pse shkon në Kishë, kur t’i nuk beson në Zot? Zoti, nuk voton, por kardinalët po,- u përgjigj politikani...

Insights 19 Prill 2023, 20:51 Jeta Dedja

Masterclass? Ok, por kush paguan?

Jeta Dedja Një profesoreshë na kishte siguruar një trajnim falas me një nga emrat më të njohur të një rryme të...

Insights 16 Prill 2023, 09:40 Artan Kristo

Pse do ta votoja Arlind Qorin?

Artan Kristo Pse do ta votoja Arlind Qorin? - Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo ...

Insights 5 Prill 2023, 20:20 Klodi Leka

Fundi i qytetit

Oligert Diku i njohur si Olsi Dje u shpernda ne rrjet nje foto ku Olsi, nje 32 vjeçar me probleme te shendetit mendor, i njohur nga te gjithe si per...

Insights 5 Prill 2023, 14:42 Ledi Shamku

Shkenca si përfaqësi

Ledi Shamku Dje në Universitetin e Shkodrës, Institucion Publik i Dijes dhe Shkencës (albanologët e të cilit i njoh mirë e i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj