LIVE UPDATES
Politike

"Ka prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Metës me Kastriot Ismailajn!"/ Artan Hoxha: Metën po e heton vetë Altin Dumani

Hoxha tha se ka disa prova dhe dëshmi për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailaj, i cili vuajti dënimin me 11 vite burg, për abuzimet me DIA, kompaninë që mblidhte borxhet e institucioneve dhe qytetarëve ndaj CEZ. 

9 Nëntor 2023, 22:03 Nga I.A
"Ka prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Metës me
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ku ka folur për hetimet që po kryhen SPAK lidhur me çështjen CEZ-DIA, për të cilën është pyetur edhe Ilir Meta. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se ka disa prova dhe dëshmi për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailaj, i cili vuajti dënimin me 11 vite burg, për abuzimet me DIA, kompaninë që mblidhte borxhet e institucioneve dhe qytetarëve ndaj CEZ.  Hoxha u shpreh se çështja po hetohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani. 

"Kjo është një nga çështjet që ka një dekadë dhe kemi kërkuar vazhdimisht të hetohet. Të dyja palët politike kanë akuzuar njëra tjetrën për një shpërdorim që shkon në 600 milionë euro. Është histori që ka patur edhe komision hetimor parlamentar. Deri tani rezulton të jetë çështja me dëmin më të madh financiar. Kjo është një histori e madhe abuzimi me pushtetin dhe korrupsionin, që më rezulton se i ka brenda të gjitha palët. Që tek momenti se si u privatizua OSHE dhe iu tha CEZ. Në momentin kur CEZ në vështirësi për të mbledhur detyrim ndaj insitucioneve dhe qytetarëve, pajtoi DIA për të bërë këtë. Pjesa e tretë është momenti kur është rinegociuar, kur në pushtet nuk ishte më koalicioni Berisha-Meta por Rama-Meta. Të treja këto manovra që janë bërë nga shteti shqiptar duhet të hetohen, nuk janë hetuar deri tani asnjëherë. Deri tani i vetmi person i dënuar është Kastriot Ismailaj, që bëri 11 vite burg, i janë konfiskuar 5 milionë euro, i është konfiskuar edhe pensioni i nënës. Aktualisht është jashtë territorit të Shqipërisë. Pati disa tentativa të SPAK për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë. Pretendimi i Metës që kjo çështje është gjykuar disa herë, nuk është i vërtetë.

Kallëzimi i parë që është bërë për historinë e CEZ-DIA ka qenë për Berishën, Rulin dhe disa funksionarë, kjo është pushuar. Kallëzimi i dytë ka qenë për Metën, Berishën dhe të tjerë. Këto kanë ndodhur në 2016-2017. Ishte prokurori Llalla dhe këto u pushuan. Kallëzimi i tanishëm, është dosja 55, ndjekur direkt nga zoti Altin Dumani. Ka filluar në korrik 2019. Në këtë dosje, Meta është akuzuar sepse në vitin 2009, kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit tonë në Pragë, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin, për të negociuar që mbledhjen e borxheve të qytetarëve shqiptarë, ta bënte kompania DIA. Ka dalë garant që ky është njeri me lidhje të forta dhe ka infrastrukturën për ta bërë këtë. DIA ka marrë 1.5 milionë euro, pa u firmosur akoma marrëveshja. Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën. Madje është një vendim që ka favorizuar CEZ, i cili i jepte mundësinë të fitonte mbi 30 milionë euro. Duke ndikuar te ERT, është ndryshuar cmimi i energjisë, është ulur me gati 30%", tha Hoxha. 

artan hoxha kastriot ismailaj ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj