Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Soreca bëri të ditur se Brukseli e ka marrë tekstin e marrëveshjes vetëm 2 ditë më parë duke e vlerësuar të parakohshëm një vlerësim për dokumentin, i cili, sipas tij, -“ka më shumë vlerë politike, por jo vlerë ligjore”.

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, tha të enjten në Tiranë se Shqipëria dhe Italia nuk ishin konsultuar me Komisionin Europian për nënshkrimin e memorandumit që parashikon ndërtimin në territorin shqiptar të kampit për refugjatët që zbarkojnë në brigjet italiane.
“Komisioni Europian është informuar, por nuk është konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit,” tha ai gjatë një konference për shtyp me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku prezantoi progres-raportin e ri të KE-së për Shqipërinë.
Soreca bëri të ditur se Brukseli e ka marrë tekstin e marrëveshjes vetëm 2 ditë më parë duke e vlerësuar të parakohshëm një vlerësim për dokumentin, i cili, sipas tij, -“ka më shumë vlerë politike, por jo vlerë ligjore”.
“E kuptojmë që ky është hapi i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj dhe këtu do të bëjmë vlerësimin tonë, ka detaje që duhen identifikuar në ligj,” tha më tej ai, duke sqaruar se marrëveshje të tillë mund të bëhen, por ato duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare.
Për numrin dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, marrëveshja e firmosur të hënën në Romë nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni nuk cënon të drejtën ndërkombëtare.
“Nëse do të ishte bërë mes dy shteteve të BE do ishte normale apo jo?” tha Balluku duke shtuar se “nuk duhet të shqetësohet njeri për qëllimin dhe as nuk cënon të drejtën ndërkombëtare”.
Sipas Ballukut, marrëveshja nuk e ka kryer rrugëtimin e saj ligjor pasi pritet të miratohet në Kuvend, ndërsa akuzoi kritikuesit e marrëveshjes se “për arsye të luftës politike arrijnë deri në pikën që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve”.
Kryeministri shqiptar është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare, sipas protokollit të nënshkruar nga Rama dhe Meloni.
Marrëveshja kritikohet nga opozita në Itali dhe Shqipëri si dhe nga organizatat e të drejtave të njeriut.
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, kritikoi marrëveshjen si “të paligjshme dhe të pazbatueshme”, një nga kritikat më të ashpra në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj Ramës në të gjithë karrierën e tij politike./BIRN
Kreshnik Çollaku TIRANË- Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku thotë se buxheti i hartuar nga qeveria për vitin 2024 ë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me procesin politik të nisur ndaj tij nga SPAK, deklaroi dit&...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar sot ja...
Arlind Qorri TIRANË- Arlind Qori, kryetar i 'Lëvizjes BASHKË', ka bërë një reagim publik pas raportit të Komisionit...
Edi Rama Në së paku tre raste, Raporti i Progresit të Shqipërisë në rrugën për anëtarësim në BE, v&e...
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një tjetër seancë plenare të pazakontë, ndërsa deputetët opozitarë pë...
luigi soreca TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në konferenën e dorëzimit të progres raportit të KE ...
Belinda Balluku TIRANË- Marrëveshja e firmosur me Italinë për emigrantët do të kalojë në parlament dhe nuk &eu...
luigi soreca TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në konferencën e p...
luigi soreca TIRANË- Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, i ka dorëzuar sot zëvendëskry...