LIVE UPDATES
Politike

"Kanë marrë para nga tatimpaguesit amerikanë dhe kjo është shqetësuese", Crawford: Organizatat e lidhura me Sorosin, kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

Ai u shpreh se Trump po bën lidhje me disa organizata që kanë mbështetur politikën ndërsa shtoi se presidenti ka dyshimet se këto organizata mund të kenë një lidhje mes tyre dhe dhunës që ndodhi në Los Angeles.

28 Gusht 2025, 21:32 Nga N.F
"Kanë marrë para nga tatimpaguesit amerikanë dhe kjo
Crawford

TIRANË- Mark Crawford, president i republikanëve jashtë Amerikës ka folur së fundmi në lidhje me postimin e presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me George dhe Alex Sorosin. Crawford në një intervistë për Syri TV ngriti shqetësimin lidhur me organizatat që kanë marrë fonde nga taksapaguesit amerikanë, përfshirë edhe ato të lidhura me George Sorosin.

Ai u shpreh se Trump po bën lidhje me disa organizata që kanë mbështetur politikën ndërsa shtoi se presidenti ka dyshimet se këto organizata mund të kenë një lidhje mes tyre dhe dhunës që ndodhi në Los Angeles. Crawford tha se duhet një investigim i thellë mbi rolin e këtyre organizatave në protestat e fundit. Sipas tij është e drejtë e tyre të protestohet paqësisht, por jo me dhunë.

"Është interesante sepse shumë rrallë mund të përmendet një organizatë specifike dhe disa njerëz, por ai ka përmendur këtë organizatë e cila mund të jetë mafia apo organizatë kriminale. Krimi mund të jetë shumë i gjerë; në këtë kontekst, ajo që përmendi Trump është diçka që ne e dimë se ekzistojnë organizata që janë të përfshira në politikë. Ka dhe nga ata që krijojnë protesta paqësore, por kemi pasur edhe raste të dhunshme kundër institucioneve dhe policisë; kemi organizata edhe që mbështesin protesta paqësore.

Presidenti Trump po bën lidhje me disa organizata që historikisht kanë mbështetur politikën, dhe Trump tha se ndoshta ka një lidhje mes tyre dhe dhunës që ndodhi në Los Angeles. Kështu, akoma nuk janë publikuar të gjitha detajet, por kemi dëgjuar edhe thashetheme, edhe nga SHBA dhe vende të tjera, se disa organizata marrin fonde nga USAID, p.sh., dhe në një mënyrë qeveria amerikane mund të jetë duke mbështetur edhe protestuar.

Kjo është ajo që duhet investiguar: nëse ka njerëz që po shkaktojnë dhunë me këto organizata që kanë ushtruar dhunë. Organizatat që janë të lidhura me Sorosin kanë marrë para nga tatimpaguesit amerikanë dhe kjo është shqetësuese. Duhet të kujtojmë që është e drejta e tyre të protestojnë, por jo të jenë të dhunshëm.

Unë sot isha me disa miq amerikanë dhe ata nuk janë dakord për të paguar asnjë qindarkë për gjëra që nuk janë në interes të amerikanëve, dhe nëse këto shkojnë për OJF që mbështesin gjëra që cenojnë demokracinë, ka amerikanë që mendojnë se pse duhet ata ta bëjnë këtë," tha ai.

I pyetur në lidhje me akuzën e krimit të organizuar nësë shtrihet si proces hetimor edhe përtej SHBA, ai u shpreh se varet nga krimi dhe nësë shkelja është kyer në në SHBA atëherë duhet hetuar atje. Sipas tij vendi ku ka ndodhur krimi ka për detyre që të hetojë rastin.

"Varet nga krimi. Nëse krimi është bërë në Amerikë, ai duhet hetuar në SHBA. Nëse krimi është bërë në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër, është punë e shqiptarëve nëse ata do ta hetojnë.

Hapi i parë është që të mos vazhdojmë që të mbështesim financiarisht këtë punë. Tani jemi duke parë dhe kush po financon dhe kush po nxit veprimet që janë në proces e që janë jo paqësore dhe pasi të kemi zgjidhur problemet brenda Amerikës mund të flasim për çfarë ndodh jashtë," shtoi ai.

crawford soros

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj