All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Berisha: Deputetët e PD u detyruan të bënin tarzanin, u ngjitën mbi mure

Berisha tha se deputetët e PD-së u detyruan të ngjiten nëpër kangjella për t’u futur në Parlament, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

6 Nëntor 2023, 13:11 Nga A.B
Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Berisha: Deputetët e PD u detyruan
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për gazetarët në lidhje me ngjarjet që ndodhën sot para Kuvendit. Ai tha se deputetët e PD-së u detyruan të ngjiten nëpër kangjella për t’u futur në Parlament, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

DEKLARATA E BERISHËS:

"Sot parlamenti Rama-Linda urdhëroi në kundërshtim me Kushtetutën, mbylljen e dyerve të këtij institucioni, mbyllje që mund të ketë ndodhur në kohërat më të zeza të diktaturës, dhe kurrë ndonjëherë tjetër, për deputetët e opozitës që të hyjnë në zyrën e grupit të tyre parlamentar.

Ky akt antikushtetues, antiligjor , tregon të dashur qyteatarë dhe qytetare situatën kritikë që ndodhet në vend.
Tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, pa le më në zyrën e tij.
Me ligj dhe Kushtetutë, deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion. Deputeti nuk mund të pengohet kurrë të hyjë në zyrën e tij. Kjo ndodhi sot me Edi Ramën, i cili, edhe njëherë në grahmat, në përpëlitjet e tij, nuk njeh më asnjë lloj ligji dhe Kushtetute dhe përpiqet të mbahet zvarrër në pushtetin e tij të krimit. Sot, për herë të parë në historinë e planetit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot në katër anët e planetit si dëshmia më flagrante e narkosjhteitt, e regjimit të Edi Ramës, të bazuar në drogën,krimin, vjedhjen dhe vasalët e tij.

Akt më të turpshëm, akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Ti mund ta përjashtosh deputetin sipas rregullave nga pjesëmarrje në seancë plenare, mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i hequr imunitetin, nuk mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Kjo ndodh për shkak të përroit psikik të një njeriu, i cili i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me krimin, të një njeriu me procese penale në SHBA dhe ndonjë vend tjetër, përpiqet tani të mposhtë opozitën në këtë mënyrë.
Ju garantoj se sot opozita është më e fortë se kurrë. Unë sot u drejtohem nga ky vend, të gjithë qytetarëve shqiptarëv, pavarësisht bindjeve të tyre partiake.Kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit. Dhe të gjithë ju, pavarësisht bindjeve partiake, që besoni se një parlament pluralist është jetik për liritë tuaja, është jetik për zhvillimin e vendit. Kjo skenë, ky akt dhe ky vendim është atentati më i rëndë pikërisht ndaj pluralizmit politik në parlament.

Sot i drejtohem popullit opozitar: opozita po qëndron dhe do qëndrojë e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur aspiratat tuaja, për të mbrojtur besimin tuaj se Shqipëria duhet të jetë një vend pluralist. Se përfaqësuesit tuaj duhet të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare siç thotë Kushtetuta, për të hetuar abuzimet, vjedhjet, lidhjet me krimin të qeverisë. Ajo që po bën sot opozita është në mbrojtje të idealeve tuaja, për të cilat ju i sollët në parlament këta deputetë. Ju nuk i sollët në parlament ata për të mbajtur fjalime, ju i sollët ata në radhë të parë për të bërë ligje, rezoluta në përputhje me interesat tuaja. Deputetët që keni sjellë në parlament, kanë depozituar në emër tuaj dhe interesave tuaja, në përputhje me Kushtetutën, 32 ligje dhe rezoluta. Të gjitha mbahen në sirtarin e Lindës së parlamentit me urdhër të Ramës. Asnjë prej tyre nuk kalon në komisione, asnjë prej tyre nuk vjen në seancë parlamentare.

sali berisha opozita ne kuvend

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen