LIVE UPDATES
Politike

Kaosi në Kuvend, Rama: Ne nuk negociojmë për rregulloren e Komisioneve, bëmë që të dështonte bojkoti

Po ashtu Rama ka hequr çdo mundësi të 'lëshimi pe' për opozitën edhe nëse bojkotojnë apo futen në grevë urie.

10 Janar 2024, 15:25 Nga I.A
Kaosi në Kuvend, Rama: Ne nuk negociojmë për rregulloren e
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata nuk do të negociojnë për rregulloren e Komisioneve hetimore. Në një deklaratë për mediat, për situatën e shkaktuar në Kuvend, Rama është shprehur se deri sa opozita të ndalojë hedhjen e flakadanëve, mazhoranca do të votojë dhe do të largohet.

Po ashtu Rama ka hequr çdo mundësi të 'lëshimi pe' për opozitën edhe nëse bojkotojnë apo futen në grevë urie. Rama u kthye pas në kohë duke theksuar se nëse do të ishte në vitin 2009 me këto mend që është tani, as ai vetë nuk do të bënte bojkot dhe grevë urie. 

"Jo nuk ulemi, ligji për komisionet hetimore është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim. Modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësisësh, nuk e negociojmë me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre. Kjo pyetje nuk është për mua, qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike. Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes, por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratit për aktivitetin mendor. S’më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë patur ndryshim. Të jetë pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Ne nuk negociojmë dot modelin gjerman me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin si shqiptarë dhe janë në kërkim të modelit të tyre. 

Në parlament do qasemi siç janë qasur grekët, britanikë dhe ata që gëzojnë sot demokracinë dhe mundësinë që jep demokracia për të pasur parlament. Do qasemi për t’u ngritur për të folur kur marrim fjalën, dhe për t’u ulur kur të tjerët marrin fjalën. Sa kohë të kemi shëmbëlltyre të natyrës boks, mundje, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhme olimpike, ne do votojmë dhe do largohemi, sepse ne do bëjmë punën tonë. Lufta fizike aty nuk bëhet për asnjë problem të natyrës filozofike apo konceptuale. Bëhet për një problem që ju e dini të gjithë. Një problem njerëzor por jo i kësaj shoqërie dhe i këtij populli problemi me drejtësinë i një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon dhe pret nga parlamenti përplasje. Siç prisnin ata në Romë, ata që rrinin atje në Lozhë dhe skllevërve të tyre u thonin përplasuni me luanët. Por ne nuk jemi as skllevër as luanë, jemi përfaqësues të shumicës që bëjmë punën tonë.

Nuk ka asnjë shancë që kjo të na bëj ne që të pranojmë keqkuptimin. Nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë që i jep një godtje të re kulturës demokratike. Ju kujtohet kur ju thosha nëse ne do të hapim rrugë për bojkotin, ne do të kemi bojkot gjatë gjithë kohës. Keni dëgjuar ju ndonjë që thotë do të bëjmë bojkot. Jo. Sepse bojkoti nuk të çon askund. Po të kthehesha mbrapa në 2009 me mëndët që kam tani, nuk do e bëja bojkotin. Me mendët që kisha atëherë do e bëja bojkotin. Që ishte bojkoti më i arsyeshëm mendoj unë, që ishte bojktoi më i thjesht, që sot nuk diskutohet më. Sot me një kërkesë të thjeshtë, ti hap kutitë e votimit. Atëhere ishte krim, që të kërkojë hapjen e kutive. Kjo na futi në grevë urie," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen