Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Pas publikimit të lajmit, kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ka kërkuar në grupchatin e deputetëve që të mos rrjedhin në media dokumentat e brendshëm.
Një dokument i publikuar nga Kapitali, ku Edi Rama udhëzonte deputetët dhe partinë se si duhet të reagonin publikisht për protestën, ka krijuar shqetësime dhe tension brenda grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Pas publikimit të lajmit, kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ka kërkuar në grupchatin e deputetëve që të mos rrjedhin në media dokumentat e brendshëm. Me një fjalor tipik nga kohërat e hershme të Partisë së punës, zoti Balla ka kërkuar disiplinë të brendshme.
"Shoqe dhe shokë, materialet që ndahen këtu për narrativën janë për përdorim të brendshëm, jo për t'u ndarë me palë të tjera," shkruan Taulant Balla.

Me shqetësim për këtë situatë shkruan edhe drejtoresha e Komunikimit të Edi Ramës, Jonida Shehu.
"Unë kam menduar që ju vlejnë këto materiale për linjë, se për media i shpërndaj vet, s'kam nevojë për këtë lloj shkathtësie. Megjithatë, faleminderit shumë për lehtësimin" shkruan Shehu.
Shqetësimit në formë proteste i është bashkuar edhe Zamira Sinaj, deputetja e re socialiste e Vlorës, e cila kaloi ylberin dhe nga Partia Demokratike iu bashkangjit PS-së. Zonja Sinaj, ka një lidhje të fortë me punët e bregdetit, si deputetja që propozoi ligjin e turpshëm për të dhënë portet turistike pa garë tek oligarkët.
"Nëpër portale është bërë lajm para se (udhëzimi) të shpërndahej tek grupi, gati tre orë më parë," shprehet Sinaj thuajse me të njëjtat tone shqetësimi dhe proteste si atëherë kur ishte në çadrën e Lulzim Bashës.
Për shkak të kësaj situate të tensionuar, në debat ka patur dhe fërkime me zonjës Shehu dhe asaj Sinaj. Shkak për këtë është bërë përdorimi i pasthirrmës "moj" nga Shehu kundrejt Sinjës.
"Ju lutem drejtohuni me etikë, pasi jemi deputetë të zgjedhur dhe jo moj dhe ore. No comment," shkruan Sinaj e revoltuar me Shehun.

Në këto përplasje që po cënonin unitetin e Partisë nuk mund të mungonte Ardit Bido, deputeti patriot i Sarandës, i cili në protestën e Zvërnecit ka marrë detyrën për të demaskuar agjenturat greke.
"Ju lutem diskutimet kalojini në privat. Njoftimet të mbajmë këtu dhe udhëzimet," shkruan Bido.

Vulën debateve ja u ka vënë deputeti tjetër riosh i socialistë, Erion Malaj. Ky njihet si deputeti vizionar, i cili propozoi krijimin e sha-së, që do të bëjë tenderat e IT-së, por që më pas nuk e kujtonte se çfarë kishte propozuar.
"Mendoj që problemet dolën. I qëndrojmë atyre, që thamë më sipër dhe bëjmë pak kujdes," shkruan Malaj.

Siç duket nga debatet, më të shqetësuarit për rrjedhjen e informacionit dhe më të prekurit në dinjitet nga kjo, janë deputetët që përdoren për të propozuar ligjet e plaçkitjes dhe këta që ngrenë kartonin si robotë duke votuar çdo nismë të mbrapshtë, që u kërkohet, pa guxuar të bëjnë asnjë pyetje./Kapitali
Edi Rama SHBA- KE i ka kërkuar Shqipërisë të veprojë pa vonesë për të siguruar që është në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në çdo protestë, qytetarët kërcënohen që të mos flas...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. KOSOVA- Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të hapur përballë kritikëve dhe asaj që ai e...
Rama jep autograf gazetares TIRANË- Një moment mjaft miqësor dhe përtej kontekstit zyrtar ka ndodhur gjatë konferencës ...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ishulli i Sazanit është tokë publike. Gjatë fjalës ...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama, foli sërish për projektin e Zvërnecit, për të cilin tha se synimi është...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, kompania investuese në Zvërnec është një superfuqi e Lindjes ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama e cilësoj investimin 4 miliardë dollarë si një bekim për Shqipqrinë. Gjat&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari. Në një...