LIVE UPDATES
Politike

“Katër familjarë i punojnë në Prokurori”, VOA: Opozita akuzon nënkryetaren e Kuvendit për ndikime mbi drejtësinë

Prej 4 vjetësh bashkëshorti i Felaj, Bledar Valikaj, punon si prokuror në prokurorinë e Tiranës, vëllai i saj Armando Felaj, punon si oficer i policisë gjyqësore pranë kësaj prokurorie, ndërsa bashkëshortja e tij, kunata e deputetes socialiste u transferua nga prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

3 Korrik 2023, 23:02 Nga k.m.
“Katër familjarë i punojnë në Prokurori”, VOA:
Ermonela Felaj

Në Tiranë, deputetët e opozitës debatuan sot nën-kryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, për faktin se 4 familjarë të saj, bashkëshorti, vëllai, kunata dhe motra e saj, punonin në prokurori. Ata shprehën dyshime për ndikimet politike në sistemin e drejtësisë dhe cënim të reformës së tij. Por deputetja socialiste, Felaj, se karriera e të afërmve të saj ishte bazuar tek meritat e tyre profesionale.

Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të të drejtësisë raportuan mbi punën njëvjeçare të KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët e opozitës akuzuan për nepotizëm nënkryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, në prokurorinë e Tiranës, ku punojnë aktualisht disa familjarë të afërm të saj.

Prej 4 vjetësh bashkëshorti i Felaj, Bledar Valikaj, punon si prokuror në prokurorinë e Tiranës, vëllai i saj Armando Felaj, punon si oficer i policisë gjyqësore pranë kësaj prokurorie, ndërsa bashkëshortja e tij, kunata e deputetes socialiste u transferua nga prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Një javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë renditi si të parën në tre vendet vakant të prokurorisë së kryeqytetit motrën e nënkryetares së Kuvendit, Eranda Felaj, aktualisht prokurore në Vlorë.

Por akuzave të deputetëve opozitarë, Felaj iu përgjigj se në këto emrërime nuk kishte shkelje ligji dhe gjithçka në karrierë ata e kishin arritur me meritë dhe me shkollim.

“Familjarët e mi dhe unë vet nuk na i kanë dhënë ato tituj politika, por na i ka dhën arsimi. Magjistratë të bën shkolla. Ne nuk jemi Plepista. Nuk jemi nga lista e Sali Berishës, kur ishte president, që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista”, deklaroi Felaj.

Deputetët opozitarë shprehën shqetësimin se emërime të tilla nepotike në sistemin e drejtësisë të personave me lidhje familjare me politikanë të lartë, si rasti i Felaj, sjellin ndikime politike dhe dëmtojnë reformën në drejtësi.

Deputeti Gazmend Bardhi theksoi se KLP miraton emrërime bazuar në mbiemrat e familjeve socialiste pranë pushtetit. Sipas tij, ende sistemi i drejtësisë nuk ka ndryshuar dhe se ai bën gjoja sikur punon, duke garantuar paprekshmërinë e një grupi individësh për shkak të statusit, pozicionit apo pasurisë.

“Sot pas shtatë vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi mund të themi se nuk ia kemi dalë ende. Vazhdojmë të kemi drejtësinë e mikut dhe të shokut, një drejtësi që pranon ndërhyrjet politike, një drejtësi që ende nuk ka kurajo të ngrejë kokë përpara cilitdo”, deklaroi Bardhi.

Ligji i vitit 2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nenin 8 i quante të papajtueshme lidhjet e ngushta familjare mes magjistratëve si martesë, bashkëjetesë ose të afërmit e tyre deri në shkallën e dytë, ndaj ata nuk mund të punonin në të njëjtën gjykatë ose prokurori.

Por pikërisht ky nen i ligjit, që është pjesë e reformës në drejtësi, u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

Në mars 2017 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 8 si të papajtueshëm me Kushtetutën, duke e quajtur si kufizim i të drejtave dhe duke krijuar kështu mundësinë që gjyqtarë dhe prokurorë me lidhje familjare të punojnë të njëjtin institucion.

Ligji pësoi ndryshime të tjera nga Kuvendi në vitin 2019, ndaj sipas përfaqësuesve të KLP-së, këto emërime janë në në përputhje me legjislacionin. Sistemi i drejtësisë ka hyrë prej disa vitesh në një reformim të thellë, me struktura të reja drejtuese dhe me përzgjedhje të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas kritereve të integritetit profesional dhe pastërtisë pasurore. Procesi i vettingut ka larguar nga sistemi i drejtësisë më shumë se gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shqyrtuar, kur deri tani janë analizuar afro tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të tyre./VOA

ermonela felaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet