LIVE UPDATES
Politike

"Katër vite më parë prekëm fundin"/ Këlliçi: 11 maj është dita e Shqipërisë Madhështore, të grisim pasaportën e rrënimit që prodhoi Edi Rama këto 12 vite

Ai akuzoi Edi Ramën për shkatërrimin e vendit, ekonomisë dhe shpresës, ndërsa e cilësoi qeverisjen e tij si një eksperiment makabër. 

9 Maj 2025, 20:17 Nga E. D
"Katër vite më parë prekëm fundin"/
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i qarkut, Belind Këlliçi, mbajti një fjalim të fuqishëm përpara mbështetësve demokratë. Ai e nisi me thirrjen për bashkim dhe krenari, duke theksuar se “Shqipëria do të jetë një vend më i mirë, dhe kjo është vepra juaj.” Gjithashtu Këlliçi kujtoi krizën e katër viteve më parë dhe ngritjen e opozitës nga ajo që e quajti një natë e gjatë e errët.

Ai akuzoi Edi Ramën për shkatërrimin e vendit, ekonomisë dhe shpresës, ndërsa e cilësoi qeverisjen e tij si një eksperiment makabër. Ndër të tjera ai theksoi se programi përfshin rritje pagash e pensionesh, ulje çmimesh për energjinë dhe naftën, si dhe mbështetje për shtresat në nevojë.

Fjala e Këlliçit:

Të dashur miq, motra dhe vëllezër, demokratë dhe qytetarë të lirë të Shqipërisë!

Ja ku mbërritëm krenarë në orët e marshimit final drejt fitores. Mbërritëm plot entuziazëm në çastin historik të ndarjes së dy epokave.
Prezenca e juaj madhështore, është dëshmia e forcës sonë dhe prova e besimit tuaj.

Pas 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë.
Dhe kjo është vepra Juaj!
Ju do ta bëni të tillë!
Ju, qytetarët e lirë që rezistuat.
Ju, që e kthyet dëshpërimin në shpresë,
shpresën në valë,
valën në frymë
dhe frymën në fitore.

Katër vite më parë prekëm fundin!
Shqipëria u kap nga mafia.
Krimi dhe korrupsioni morën një mandat të ri.
Opozita u shpërbë nga sekti famëkeq i rilindjes.
Pluralizmi rrezikoi zhdukjen.

Por ashtu si nata më e gjatë, që gdhin një ditë, u duk edhe rrezja e parë e agut.

Lindi një thirrje nga një foltore.
U bë zë.
U bë valë.
U bë frymë.


Për të sfiduar thuajse të pamundurën!
Për të ngjallur shpresën!
Për ti provuar mbarë botës se ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet.
 
Mirënjohje pafund, demokratëve e qëndrestarëve të cilët në këto 4 vite sprovash, padrejtësish, betejash dhe goditjesh, me një vetëmohim të pashembullt, shpëtuan PD, shpëtuan opozitën shqiptare dhe i dhanë shpresë një populli të tërë!
 
Miqtë e mi,

Kjo nuk është thjeshtë një betejë politike. As ora e fatit të një partie apo individi.

Kjo është lufta e duhur për dinjitetin tonë.
Për demokracinë, për Shqipërinë tonë.
Për të ardhmen që vendosim ne, jo për atë që donin të na impononin si një eksperiment të madh.

Eksperiment që synon shkatërrimin e shqiptarëve.
 
Provat janë aty, më të larta se kullat fantazmë të shijes monstruoze të një individi.

Edi Rama në 12 vite, i qëndroi besnik atij eksperimenti, prodhoi vetëm një gjë: shkatërrim.

Na shkatërroi 12 vite të shtrenjta jete.
shkatërroi ekonominë,
shkatërroi familjet,
shkatërroi Shqipërinë.
Detyroi 1 milionë shqiptarë të largohen.
Detyroi profesionistët të ikin.
Detyroi të rinjtë të marrin rrugët e të rrezikojnë edhe jetën si të iknin nga një vend lufte.

Por ai bëri edhe më shumë:
Pati një ide edhe më të rrezikshme.
Të klononte këtë shoqëri.
Të deformonte genin.
Të jetësonte eksperimentin makabër, duke na mësuar:
 
Se vjedhja është punë.
Se krimi është karrierë.
Se varfëria është stil jetese.
Se bandat janë integrim.
Se droga është shërim.
Se diktatura është ajo çfarë meritojmë.
Se antivlera është vlerë.

Ky ishte plani i tij, të na bëjë të durojmë, atë që na shkatërron.
Përndryshe të largohemi.

Por të dashur miq.
 Shqiptarët u zgjuan, Zoti që i bekoi me natyrën, ua do shpirtin!
Ndaj e gjetën njëri-tjetrin, të ngjashmin dhe u ngritën.
Shqiptarët e kuptuan se vota nëse mbrohet, shndërrohet në armë!

Nëse ka ndonjë sot që mendon se vota nuk i vlen, i them kujtohu:

Ata që të vodhën, të tmerruan dhe të tallën, llogaritë i bënë pikërisht me heshtjen tënde.
Ky qe kushti i vetëm që eksperimenti të kish sukses.
Por ne nuk jemi kavie.
Boll më!

Shqipëria e së nesërmes nuk do të ndërtohet mbi gënjeshtra e premtime, por mbi rezultate.

Programi i Partisë Demokratike është i realizueshëm, i prekshëm për vetëm 100 ditë. Për çdo grupmoshë, komunitet e çdo shqiptar.
Me fitoren e PD pas 11 Majit,
 
1. Vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar
2. Rriten pensionet me 20%
3. Rroga minimale rritet në 500 euro
4. Rroga mesatare rritet në 1200 euro
5. Karta e Konsumatorit do hyjë në fuqi, duke i kursyer 450 euro në vit çdo pensionisti apo qytetari që jeton me minimum jetik.
6. Do ketë pagesë kujdestarie dhe sigurimesh për personat me aftësi të kufizuar.
7. Cmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë për kwh.
8. Cmimi i naftës do të ulet me 35%
9. Do të falen të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin e pijshëm.

Miqtë e mi,

Fitorja jonë nuk është fundi, por vetëm fillimi.

Meritokracia, transparenca e llogaridhënia do të rikthehen në limfën shtetare si përbërësit jetikë të shtetit ligjor dhe demokracisë.
Kjo nuk është fitorja e një partie politike, por e Shqipërisë, jo asaj të parcelave me hashash, inceneratorëve fantazmë, krimit në pushtet, emigracionit masiv, skemave 5D apo 5B.

Kjo nuk është vetëm një zgjedhje.
Është një çlirim.
Është një kthesë.
Është dita jonë.
Është dita e Shqipërisë Madhështore, mbi pasaportën e rrënimit që prodhoi Edi Rama këto 12 vite.

Faleminderit!

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri