LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi paraqet programin për mjedisin: "Lana" e pastër dhe korridor i gjelbërt, 500 oaze në lagjet e Tiranës

Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbërta, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.

7 Prill 2023, 14:11 Nga k.m.
Këlliçi paraqet programin për mjedisin: "Lana" e
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për mjedisin dhe pyjet në Tiranë. Në një tryezë me përfaqësues të botës akademike dhe shoqërisë civile, Këlliçi tregoi planin ambicioz për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujërave dhe tokës në Tiranë. Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbërta, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.

“Në Tiranë në 8 vitetet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t`i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit të kryeqytetit edhe për ta shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Tirana për fatin tonë të keq është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Ndotja në vetvete është pasojë e betonizimit padiskutim, pakjes së gjelbërimit dhe trafikut të rënduar,”-tha Këlliçi.
 
Si pikë kyçe e programit për mjedisin dhe pyjet, është ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë.

Belind Këlliçi tregoi sesi do të realizohet kjo.

“Lumi Lana, brenda mandatit të parë, do të kthehet në një hapësirë pushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë, në liqenin artificial apo atë të Farkës. Në segmentin lumor, nga “Materniteti i Ri” e deri te “Pallati me Shigjeta”, kudo ku të saktësojnë ekspertët e fushës, do të shtrohen tuba në skarpatën e lumit, që do të mundësojnë kalimin e ujërave të zeza nga daljet e deritanishme me dy kolektorë me kapacitet të madh, të cilët do të lidhen me impiantin e ujërave të zeza në Kashar,”-u shpreh kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës.
 
Një tjetër angazhim ambicioz, është ai për ndërtimin e 500 parqeve të gjelbërta në lagjet e kryeqytetit. Belind Këlliçi u shpreh se këto oaze do ta bëjnë qytetin një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët.

“Ajo çka ne propozojmë, që janë 500 oaze të gjelbërta, apo 500 vendpushime në qytet, nga nji për secilën lagje. Nëpërmjet tyre do ta transformojmë Tiranën nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbërta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë,”-tha Këlliçi.
 
Lidhur me këtë projekt, Belind Këlliçi prezantoi edhe kostot, që sipas tij, nuk shkojnë më shumë se 5 milionë euro në total.

“Kostoja varion nga 5 deri në 10 mijë euro maksimumi. Pra ëshë në total një faturë që shkon diku te 5 milionë euro për një mandat dhe që ndryshon komplet jetën dhe situatën e gjelbërt dhe situatën sociale në çdo lagje të qytetit. Po shihnim një statistikë, që vetëm në vitin e fundit, në 2022, bashkia e Tiranës ka mbledhur nga “Tirana Parking”, pra nga shërbimi i parkimit në Tiranë, tarifa e parkimit, rreth 5 milionë euro dhe në 4 vjet do të thotë rreth 20 milionë euro. Ne kërkojmë 1 të katërtën e kësaj, 5 milionë euro, për të bërë 500 oaze,” -tha Këlliçi.
 
Por plani i Belind Këlliçit për shtimin e hapësirave të gjelbërta, kapërcen kufijtë e zonës së banuar të kryeqytetit. Ai prezantoi angazhimin, për të ndërtuar të paktën 6 parqe publike në kurorën e Tiranës, me sipërfaqe që shkojnë  më shumë se 2 mijë hektarë në total.

“Vazhdojmë me premtimin e radhës që ka të bëjë me ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës. Duke nisur me parkun e Gollogjenit, me një sipërfaqe prej 2 mijë hektarësh. Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, që zë një sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, me një sipërfaqe rreth 200 hektarë. Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë me sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë, me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Dhe parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës, që zë një hapësirë diku te rreth 20 hektarë,”-tha Belind Këlliçi.
 
Ulja e ndotjes do të jetë një tjetër prioritet gjatë drejtimit të bashkisë nga Belind Këlliçi. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, tregoi se që në nisje të punës si kryetar i ardhshëm i bashkisë, do të instalojë 25 stacione të monitorimit të ndotjes së ajrit dhe 60 stacione për zhurmat. Gjithashtu, Këlliçi tregoi se bashkia do të krijojë një ekip monitorimi për cilësinë e karburanteve që shiten në kryeqytet.

“Çështja e ajrit! Do të kemi brenda 30 ditëve të para të mandatit tim si kryetar bashkie, një plan të integruar për cilësinë e ajrit dhe monitorimin e zhurmave në qytet. Do të instalojmë rrjetin e 25 stacioneve fikse për ajrin dhe 60 stacioneve për zhurmat. Ku do të kemi monitorim 24 orë “non stop” dhe rezultate transparente në kohë reale. Do të ulim nivelin e ndotjes nga karburanti me dy mënyra: e para; duke ngritur parkime në pikat hyrëse të qytetit, me transport falas, me parkimet që do të quhen “Parko dhe vazhdo”. Do të doja që ne të ngrinim një ekip monitorimi të cilësisë së karburantit në të gjitha pikat e karburantit që tregtojnë karburant në Tiranë. Do të bëjmë transparente të gjithë kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet, duke shkuar në pikat e karburantit, duke bërë matjet, dhe duke i bërë transparente duke vendosur një tabelë në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që po blejnë,”-u shpreh Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi