28 Korrik 2025, 11:34
Nga r.ll
berisha, malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës se gjyqtarëve që gjykojnë çështjen "Partizani". Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela vendosi që trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj të vijojë shqyrtimin e dosjes.
Në argumentin për këtë përjashtimin e trupës gjykuese, thuhej se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.
Malltezi tha gjithashtu se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh.
Gjithashtu në seancën e fundit, zëvendës Kryetari i GJKKO-së, ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja "Partizani" teksa ka filluar gjykimi në themel. Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushtet e papajtushmërisë, pasi ka kushërirë deputeten demokrate Andia Ulliri.
Çështja "Partizani"
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë.
sali berisha gjkko ceshtja partizani jamarber malltezi
Politike
28 Korrik 2025, 10:57
N.F
Foto
SHBA- Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një...
Politike
28 Korrik 2025, 10:46
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Shqipëria Bëhet ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i dha mandatin e deputetit, Klea...
Politike
28 Korrik 2025, 09:49
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është shpre...
Politike
28 Korrik 2025, 09:08
r.ll
rruga
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re Bulqizë–Librazhd. Rama shkruan në postimin n&eu...
Politike
28 Korrik 2025, 07:36
erion brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka shfrenuar gojën teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. ...
Politike
27 Korrik 2025, 22:07
M.B
Endri Shabani dhe Arjan Konomi
TIRANA- Kandidati për deputet i nismës "Shqipëria Bëhet", Arjan Konomi i është përgj...
Politike
27 Korrik 2025, 21:44
M.B
Endri Shabani
TIRANA- Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka folur për përplasjen me tij dhe kreut të nismës “Shqipëria ...
Politike
27 Korrik 2025, 20:26
M.B
Pjesë nga videoja
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike n&...
Politike
27 Korrik 2025, 18:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar disa pa...
Politike
27 Korrik 2025, 15:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistrua...