27 Korrik 2025, 20:26
Nga M.B
Pjesë nga videoja
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Në video shihen shihen persona teksa punojnë vetë për heqjen e shtesave nga ambientet e tyre.
"Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo", shkruan Rama duke ironizuar njëkohësisht.
Rama dhe hapësirat publike
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
edi rama
Politike
27 Korrik 2025, 18:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar disa pa...
Politike
27 Korrik 2025, 15:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistrua...
Politike
27 Korrik 2025, 15:30
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Vlorë ...
Politike
27 Korrik 2025, 15:06
M.B
Foto nga postimi i Edi Ramës
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me pamje nga qyteti i ...
Politike
27 Korrik 2025, 14:44
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Dy përpjekjet e fundit të deputetëve për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës gjatë ditës s&...
Politike
27 Korrik 2025, 12:25
Edison Vatnikaj
foto ilustruese
TIRANË- Dosja penale në ngarkim të Erjon Veliajt Ajola Xoxës dhe bashkëpunëtorët e tyre ka zbuluar ...
Politike
27 Korrik 2025, 11:25
avion i kompanise "air albania"
TIRANË- Disa punonjës të "Air Albania" i janë drejtuar më një deklaratë publike kryemini...
Politike
27 Korrik 2025, 07:57
r.ll
zjarrfikësit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërth...
Politike
26 Korrik 2025, 22:47
r.ll
kuvendi
KOSOVË- Edhe në përpjekjen e fundit - që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake - deputetët e zgjedhur të ...
Politike
26 Korrik 2025, 22:06
r.ll
kuvendi
KOSOVË- Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës po mblidhen pë...