LIVE UPDATES
Politike

"Në vitit 2025 çështja e një mandati zgjidhet me grupe kriminale!" Përplasja me Lapajn, Shabani: Adriatiku dhe i ati filluan kërcënimet me jetë

Ai tha se nuk e ka pritur kurrë që nga forcat e reja, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime.

27 Korrik 2025, 21:44 Nga M.B
"Në vitit 2025 çështja e një mandati zgjidhet me
Endri Shabani

TIRANA- Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka folur për përplasjen me tij dhe kreut të nismës “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapaj për mandatin e deputetit. Në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, Shabani foli për kërcënimet me jetë që ka marrë, sipads tij, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Lapajt, babait dhe kushërinjve të tij.

Ai tha se nuk e ka pritur kurrë që nga forcat e reja, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime. Sipas tij, ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Shabani u shpreh se ka patur kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm.

"Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them", tha ai.

Pjesë nga intervista:

Mendoni se keni përqendruar fuqitë tuja në luftën brenda llojit…

Nuk ka pasur luftë brenda llojit. Është zhgënjim. Nuk e kam pritur kurrë që nga forcat e reja , nga Adriatiku jo e jo, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime. Ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them.

Gjëja e parë Adriatiku filloi kërcënimet me jetë, kalamajtë… pas Adriatikut, i ati i tij. Ata kushërinjtë janë të Adriatikut, janë shumë shumë problematikë dhe e gjithë kjo ishte para se të bëhej problematike. Ata dinin numrin e Zeqirit, numrin tim…prandaj ka fikur telefonin ai.

Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj votuesve të vetë. U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky qëndrim. La një zhgënjim dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’. Unë nuk e bind dot Zeqirin që ndërkohë që ai e mban fjalën, Adriatiku mund të mos e mbajë fjalë. Zeqiri s’ka pasur qellim për t’u bërë deputet.

Është konsultuar ai me ju?

Jo!

Jeni zhgënjyer nga daja juaj për veprimet që ka bërë pa ju pyetur?

Jo, mendoj që duhet ta kisha bërë unë, jo Zeqiri. Adriatikut duhet t’ia kisha vendosur unë atë mur. Nisma Thurje dhe aktivistët janë ndjerë të mënjanuar, që nuk janë vlerësuar për kontributesh që kanë dhënë. Nëse manualisht ndahen votat, as Nisma Thurje dhe as Shqipëria Bëhet nuk do kushte mandat. U duk sikur beteja u bë për karrierën dhe rrogën e Adriatikut dhe duke qenë se ai është kryetari i koalicionit, njerëzit prisnin që ai të kishte një standard më të lartë.

endri shabani

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!