LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Ministrave miraton Programin Kombëtar të Punës: Trajnim çdo vit i 600 të rinjve, 250 punësohen, pagesë dhe kontratë pune në shtet

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, pas propozimit nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

4 Qershor 2025, 18:15 Nga M.B
Këshilli i Ministrave miraton Programin Kombëtar të Punës:
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Mininistrave ka miratuar Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike, me qëllim trajnimin 3-mujor dhe më pas punësimin me kontrata 1-vjeçare të të rinjve. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, pas propozimit nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Vendimi përmban 8 nene të veçanta, ndërsa qëllimi është përfshirja në një eksperiencë dhe integrim i të rinjve profesionistë në administratën publike, qëndrore dhe vendore. Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune. Çdo vit do trajnohen 600 të rinj dhe vetëm 250 prej tyre kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse.

Në nenin nr. 2 parashikohen edhe kriteret, ku veçohen mosha 21-29 vjeç, i diplomuar, të mos ketë qenë pjesë e programit më parë apo i punësuar në institucione. Në vendim shkruhet gjithashtu se shpenzimet i heq të gjitha buxheti i shtetit dhe pagesa ditore do të jetë 500 lekë, kurse të rinjtë do të kenë edhe trajtim me ushqim.

Ndërsa në Nenin nr. 5 parashikohen edhe numri i kursantëve që do trajnohen dhe trajtimi i tyre. Në nenin nr. 6 parashikohet se në përfundim të periudhës 3-mujore të praktikës, deri në 250 nga praktikantët e thirrjes vjetore përzgjidhen nga institucionet ku kanë kryer praktikën për t’u punësuar me kontratë.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

"MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE  TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE  DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14/2, të  ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky vendim ka si objekt miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, dhe institucionet e tjera publike për profesionistë të rinj (në vijim referuar si “Programi Kombëtar i Praktikave të Punës”).

Neni 2

1. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrativ publik.

2. Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë, si më poshtë vijon:

a)  Të jetë i ri nga mosha 21 deri në 29 vjeç;

b) Të jetë diplomuar në një program studimi të ciklit të parë apo të ciklit të dytë, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë;

c)  Të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme;

ç)  Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore apo institucione të tjera publike në të shkuarën, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ, në kuptim të shkronjës “d”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.

3. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, për çdo thirrje vjetore, përbëhet nga:

a) periudha 3 (tre)-mujore e praktikës;

b) periudha 1 (një)-vjeçare e punësimit me kontratë.

4. Periudha 3 (tre)-mujore e praktikës dhe periudha 1 (një)-vjeçare e punësimit me kontratë në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës njihen si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike.

II. REALIZIMI I PROGRAMIT DHE TRAJTIMI I PRAKTIKANTËVE

Neni 3

1. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, e cila mbështetet nga institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike që ofrojnë gatishmëri për pranimin e praktikantëve. Ministria përgjegjëse për rininë  kryen rolin e sekretariatit teknik të programit për koordinimin ndërinstitucional.

2. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet për çdo thirrje vjetore, sipas planveprimit dhe metodologjisë së përcaktuar në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Shpallja e thirrjes vjetore dhe procesi i aplikimit për profesionistët e rinj realizohet përmes platformës zyrtare elektronike të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që administrohet nga ministria përgjegjëse për rininë.

Neni 4

1. Institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera publike, që mbështesin këtë program, përcaktojnë numrin e praktikantëve të kërkuar dhe profilin e tyre.

2. Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë program kanë për detyrë të përcaktojnë 1 (një) person kontakti, i cili është përgjegjës për:

a)  dorëzimin pranë ministrisë përgjegjëse për rininë të numrit të praktikantëve për çdo thirrje;

b)  krijimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e programit;

c)  komunikimin me ministrinë përgjegjëse për rininë;

ç) koordinimin e pjesëmarrjes së praktikantëve në programin e posaçëm të trajnimit;

d) përcjelljen pranë ministrisë përgjegjëse për rininë të listës emërore të praktikantëve që përfshihen në thirrjen vjetore të programit, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e praktikës 3 (tre)-mujore dhe nënshkrimi i kontratës 1 (një)-vjeçare të punës.

3. Për institucionet e administratës publike, pjesë të shërbimit civil, personi i kontaktit duhet të jetë nëpunës civil i konfirmuar. Për institucionet e tjera, ai duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 3 (tre) vjet.

4. Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë program kanë për detyrë të caktojnë 1 (një) mbikëqyrës për çdo praktikant të pranuar.

5. Mbikëqyrësi i praktikantit ka përgjegjësitë e mëposhtme:

a)  Të përcaktojë detyrat dhe angazhimet për praktikantin;

b)  Të mbikëqyrë, të këshillojë dhe të udhëzojë praktikantin gjatë realizimit të detyrave të dhëna;

c) Të vlerësojë performancën e praktikantit gjatë praktikës;

ç)  Të përgatisë vlerësimin përfundimtar për praktikantin;

d)  Të gjykojë për arsyet e përfundimit të programit nga ana e praktikantit në rast shkeljeje të marrëveshjes midis institucionit dhe praktikantit.

6. Për institucionet e administratës publike, pjesë të shërbimit civil, mbikëqyrësi i praktikantit duhet të jetë nëpunës civil i konfirmuar. Për institucionet e tjera, ai duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vjet.

Neni 5

1. Numri i praktikantëve, që përfshihen në periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës në kuadër të thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të punës, në çdo rast, nuk është më shumë se 600 (gjashtëqind) praktikantë. Gjatë periudhës së kryerjes së praktikës, praktikanti përfiton:

a)  trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar;

b) trajnim në kuadër të një programi të posaçëm trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (referuar në vijim ASPA).

2. Vlera ditore e kompensimit financiar të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, është 500 (pesëqind) lekë dhe i akordohet praktikantit për çdo ditë praktike të kryer prej tij. Pagesa e kompensimit financiar kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila programon në buxhetin e saj fondet e nevojshme për këtë qëllim.

3. Me qëllim kryerjen e pagesës së kompensimit financiar:

a) ministritë koordinojnë me institucionet e sistemit të tyre ministror për mbledhjen e listëprezencave mujore me numrin e ditëve efektive të praktikës së kryer nga çdo praktikant i angazhuar në këto institucione dhe me të dhënat e përditësuara të llogarive bankare të praktikantëve dhe i raportojnë ato pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë, brenda datës 5, të muajit pasardhës;

b) institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore raportojnë drejtpërdrejt pranë Agjencisë Kombëtare Rinisë brenda datës 5 (pesë), të muajit pasardhës, të njëjtat të dhëna të përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike, për praktikantët pranë institucioneve të tyre.

4. Agjencia Kombëtare e Rinisë përllogarit shumën e kompensimit financiar mbi bazë mujore dhe e transferon atë në llogarinë bankare të praktikantit, në një bankë të nivelit të dytë.

5. Programi i posaçëm i trajnimit sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, hartohet nga ASPA, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për rininë, bazuar në vlerësimin e njohurive e të kapaciteteve të nevojshme për angazhimin e profesionistëve të rinj pranë institucioneve të administratës shtetërore. Pjesëmarrja në programin e trajnimit përfshihet në vlerësimin përfundimtar të praktikantit.

6. Programi i posaçëm i trajnimit të praktikantëve zhvillohet, në përputhje me rregullat dhe procedurat e ndjekura nga ASPA. Praktikanti pajiset me certifikatën e trajnimit, me përfundimin e suksesshëm të programit të trajnimit.

7. Pagesa për pjesëmarrjen e çdo praktikanti në programin e posaçëm të trajnimit  përllogaritet, në bazë të tarifës së miratuar për përgatitjen paraprake të kandidatëve për të marrë pjesë në konkurrimin e hapur për kategorinë ekzekutive dhe kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë në bazë të faturës së lëshuar nga ASPA.

Neni 6

1. Në përfundim të periudhës 3 (tre)-mujore të praktikës, deri në 250 (dyqind e pesëdhjetë) nga praktikantët e thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës përzgjidhen nga institucionet ku kanë kryer praktikën për t’u punësuar me kontratë pune 1 (një)-vjeçare.

2. Përzgjedhja e praktikantëve të thirrjes për efekt të punësimit me kontratë pune 1 (një)-vjeçare është, si më poshtë vijon:

a) deri në 200 (dyqind) praktikantë për institucionet e administratës shtetërore;

b)  deri në 50 (pesëdhjetë) praktikantë për institucionet e tjera publike.

3. Praktikanti për t’u punësuar me kontratën 1 (një)-vjeçare të punës duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 (tre)-mujore dhe programin e trajnimit pranë ASPA-s.

4. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës së tyre në praktikën 3 (tre)-mujore.

5. Ministria përgjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve në thirrjen vjetore për institucionet e administratës shtetërore dhe për institucionet e tjera publike, bazuar në kërkesat e institucioneve për punësimin e praktikantëve dhe numrin e praktikantëve që kanë kryer me sukses periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës.

6. Ministria përgjegjëse për rininë dërgon në ministrinë përgjegjëse për financat numrin e praktikantëve që do të punësohen në çdo institucion të administratës shtetërore dhe institucion tjetër publik, në kuadër të këtij programi për çdo vit buxhetor. Ministria përgjegjëse për financat njofton degët e thesarit për numrin e praktikantëve që do të paguhen brenda fondeve të miratuara për institucionin përkatës në ligjin vjetor të buxhetit.

7. Praktikantët e punësuar, për efekt pagese, klasifikohen jo më lart se niveli i specialistit të kategorisë IV-3.

8. Fondet e nevojshme financiare për punësimin 1 (një)-vjeçar përballohen nga fondet e buxhetit, të miratuara për secilin institucion për shpenzimet e personelit, për vitin përkatës.

III. DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 7

1. Në përfundim të çdo thirrjeje, ministria përgjegjëse për rininë raporton pranë Departamentit të Administratës Publike të dhënat për çdo praktikant, që ka kryer me sukses periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës dhe për çdo praktikant të punësuar me kontratë pune 1 (një)-vjeçare.

2. Vendimi nr.395, datë 29.4.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 8

Ngarkohen ministria përgjegjëse për rininë, Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe të gjitha institucionet e administratës publike, të përfshira në program, për zbatimin e këtij vendimi.

vendimet e qeverise


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen