LIVE UPDATES
Politike

Smith. Alastair King-Smith./ Si depërtoi mes socialistëve ambasadori britanik, 007 me Veliaj, selfie me Margaritin

Në 10 Shtator 2021, ai u bë bashkëorganizator i një mbrëmjeje Gala, me rastin e promovimit të serisë së re të sagës të agjentit 007, James Bond, “No time to die” (S'kam kohë për të vdekur). U mblodhën të gjithë, dmth të gjithë socialistë e zyrtarë të lartë të vendit, se për opozitën nuk kishte vende më që kishin mbetur.

14 Tetor 2022, 19:48 Nga k.m.
Smith. Alastair King-Smith./ Si depërtoi mes socialistëve ambasadori
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u akuzua dje nga ish-kryeministri Sali Berisha si "nënshkruesi" i shpalljes së tij 'person i padëshirueshëm' më Britaninë e Madhe. E fill pas deklaratës së Berishës, në rrjet po qarkullon një foto e ambasadorit me ministren e Kulturës, Elva Margariti në koncertin e Rita Orës në Tiranë. Shumë u habitën, kur në fakt “aventura” e Alastair King-Smith në Tiranë nisi si kurrë më parë nga një ambasador tjetër.

Në 10 Shtator 2021, ai u bë bashkëorganizator i një mbrëmjeje Gala, me rastin e promovimit të serisë së re të sagës të agjentit 007, James Bond, “No time to die” (S'kam kohë për të vdekur). U mblodhën të gjithë, dmth të gjithë socialistë e zyrtarë të lartë të vendit, se për opozitën nuk kishte vende më që kishin mbetur.

Smith. Alastair King-Smith./ Si depërtoi mes socialistëve ambasadori

Me shumë përzëmërsi u prit dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, rrugën e të cilës duket se shumë shpejt do të ndiqte edhe britaniku. Në maj të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se kishte vendosur të ndalonte hyrjen në SHBA të Sali Berishës, më pas, për arsye që nuk dihet pati reagim edhe nga “UK”. Madje dhe kësaj herë, Berishës ia thanë në Kuvend para se firmës së hedhur t’i thahej boja.   

Data shënonte 21 Korrik 2022, e kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i drejtohet Berishës në seancë plenare: “A e kalon dot kanalin e La Manche-t me not”? Stil alla Rama, që e pyeti nëse Berisha e ‘kalonte dot oqeanin me not’. Edhe pse aspak origjinal, punën e bëri, e paralajmëroi vendimin e Britanisë së Madhe. Ndoshta socialistët e kanë ndjerë, se nuk ka shanse që të dalë ndonjë gjë nga “Home Office”. I vetmi që mund të thoshte ndonjë fjalë është ambasadori, por ai ishte pak i zënë me kryebashkiakun e Tiranës. Të dy bashkë lancuan “Javën e Kulturës Britanike”. Event i madh. Ambasadori iu përshtat shpejt edhe motit shqiptar, duke u shfaqur me një kapele në kokë. 

Smith. Alastair King-Smith./ Si depërtoi mes socialistëve ambasadori

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës. Tipik personazh që i bashkon dy kulturat. Një shqiptare, e rritur në Londër që ka prekur majat e muzikës. 

Do mungonte Alastair King-Smith? Jo. Do qëndronte i vetëm në turmë? Jo. Në koncertin e Orës, diplomati britanik nuk e pati fare për siklet që të pozonte faqe më faqe me Ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Smith. Alastair King-Smith./ Si depërtoi mes socialistëve ambasadori

“Duke shpresuar që ky bashkëpunim kaq i ngushtë mes ministrisë së Kulturës dhe ambasadës britanike do na mundësojë edhe kthimin e arit të grabitur nga Britania e Madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruhet në diçiturën e fotos së ambasadorit dhe ministres.

Bënë foto, e postuan, u argëtuan. Konfidenca goxha të mira me njëri-tjetrin. Ndërkohë që deri më tani organizon evente gala, festa e koncerte, duket Alastair King-Smith po jeton jetën e duket se ende nuk i ka dalë nga qejfi dielli i Shqipërisë dhe jetë që mund të bërë një ambasador këtu. Pse jo? Ka pasur shembuj të mirë të diplomatëve të tjerë që kanë shëtitur të gjithë vendin, e ndonjëherë (jo domosdoshmërisht) tek-tuk e kanë bërë ndonjë koment…për opozitën. Se deri më tani qeveria duket se po bën punë të mirë. Për argëtimin e ambasdorëve ama...

Presim që të paktën kur të ikin dhe të mbarojnë shërbimin në vendin tonë, të lënë "revieë" më të mira...

alastair king-smith alastair king-smith ne shqiperi


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen