LIVE UPDATES
Politike

KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë. Balla për BIRN: Do e propozojmë në Elbasan

Në Këshillin e Lartë i Prokurorisë u propozua përmes një draft-projekti rikthimi në detyrë i ish-prokurorit Besnik Cani, bazuar mbi kërkesën e tij dhe një interpretim kontrovers të vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Vendimarrja u shty për shkak të qëndrimit të Avokatit të Shtetit, që i kujtonte KLP-së detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

30 Mars 2023, 18:52 Nga k.m.
KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

I mbledhur në seancë plenare të enjten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shtyu shqyrtimin e pikës 3 të rendit të ditës, që kishte të bënte me diskutimin dhe miratimin e një projekt-akti për rishikimin e një vendimi të Këshillit sa i përket mbarimit të mandatit të ish-prokurorit Besnik Cani si anëtar i KLP-së.

Kur diskutimet mbërritën në këtë pikë, anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti kërkoi fjalën para se relatori i draftit, Bujar Sheshi të lexonte projektin. Seiti kërkoi të dinte nëse në projekt ishte marrë parasysh qëndrimi i Avokatit të Shtetit, që siç tha ajo, i kërkonte KLP-së në një relacion “të lidhte vendimmarrjen e tij me detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Sheshi tha se relacioni i Avokatit të Shtetit ishte bashkëlidhur vendimit të Gjykatës së Strasburgut për cështjen Cani kundër Shqipërisë, por tha se komisioni “nuk e ka marrë parasysh”. Sheshi tha se KLP ishte marrë vetëm me vendimin e saj dhe kërkesën e subjektit. Por menjëherë pas kësaj, kërkoi shtyrje të vendimmarrjes “për të parë edhe këtë element”.

Pas seancës, kryetari i KLP-së, Alfred Balla i tha BIRN se projekt-akti parashikonte kthimin e Canit si prokuror në prokurorinë e Elbasanit.

“Në KLP nuk e kthejmë dot, kështu që u propozua kthimi në prokurorinë e Elbasanit,”-tha Balla.

Balla la të kuptohej se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që vendosi shkarkimin e Canit, ishte rrëzuar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa interpretoi se në fuqi mbetej vendimi i shkallës së parë të vetingut, që e pati konfirmuar Canin në detyrë.

Ish-prokurori Besnik Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 27 shkurt 2020, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas vendimit të KPA-së, Cani kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia si dhe kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Pas kallëzimeve dhe ankimeve ndaj dy anëtarëve të trupës, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, Cani e ankimoi vendimin në Gjykatën e Strasburgut. Më 4 tetor 2022, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë.

Sipas Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por Gjykata e Strasburgut i rrëzoi kërkesat e tjera të Canit, përfshi atë për t’u rikthyer në detyrë dhe kërkimin për një dëmshpërblim financiar me rrogën mujore. Vendimi nuk jep një zgjidhje përfundimtare për rastin dhe për procesin e rivlerësimit dhe e lë atë në dorë të qeverisë shqiptare dhe vetë Canit, ndërsa sugjeron si zgjidhje rihapjen e dosjes së rivlerësimit dhe gjykimin nga një trupë e krijuar sipas ligjit.

“Gjykata merr parasysh qëndrimin e qeverisë se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesin për të kërkuar rihapjen e procedurave. Prandaj, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që kjo mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së kërkuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj” sipas nenit 6.1 të konventës do të ishte rihapja e procesit, nëse ankuesi e kërkon këtë rihapje, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6 .1 të Konventës,”- thuhet në vendim.

Ndërkohë, Strasburgu e ka rrëzuar shprehimisht kërkesën e Canit për të prishur vendimin e Kolegjit dhe po ashtu edhe për të urdhëruar kthimin e tij në detyrë.

I pyetur mbi vendimin e Gjykatë së Strasbugut, Balla tha se KLP merrte në shqyrtim rastin sa i përket vendimmarrjes së vetë Këshillit, duke iu referuar vendimit 76 të 4 marsit 2020 që shpallte mbarimin e mandatit të Canit si anëtar i Këshillit. I pyetur mbi argumentet ligjore, Balla tha se bëhej fjalë vetëm për draft.

“Kur ta mbarojmë. Tani është draft i propozuar KLP-së,”-shtoi ai.

Seanca e mbledhjes së KLP-së u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./BIRN

kpl besnik cani alfred balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet