Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari fshehu dënimin në Greqi, në ’99 gjykata e Janinës e dënoi me 1500 Dhrami
Vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.
30 Mars 2023, 18:08Nga k.m.
Kreshnik Hajdari
KUÇOVË- Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke. Autoritetet greke e kanë shpallur për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Emri i Kreshnik Hajdarit, që aktualisht drejton nën Bashkinë e Kuçovës, ndodhet mes emrave të 18 personave, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga Policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës. Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë.
Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews", vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.
Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami, monedhë që përdorej në Greqi para euros, që sot është ekuivalente me 4.4 euro. “Ora News” ka mundur të sigurojë vendimin e gjykatës së Janinës, ku ndër të tjera urdhërohet dhe dëbimi i menjëhershëm i Kreshnik Hajdarit, pas kapjes në datën 23 qershor 1999.
Por dënimi, për të cilin Hajdari tha 'jo' në vetëdeklarim, dihet edhe nga banorët e zonës. 120 banorë të fshatit Lumas në Berat i janë drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Beratit dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, për nisjen e hetimeve ndaj Kreshnik Hajdarit për akuzën e “Falsifikimit të formularit” të dekriminalizimit. Ndaj dhe fshehja e dënimit nga ana e kryebashkiakut, pritet të sjellë nisjen e hetimeve nga zyra e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Gjë që mund t'i kushtëzojë mandatin e dytë.