LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Edukimit/Nga regjistrimi i fëmijëve pa mbushur 6-vjeç, te shkollat me status të veçantë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, prezantoi sot në Komisionin e Edukimit ligjin e arsimit parauniversitar me disa ndryshime

13 Qershor 2023, 15:25 Nga m.s
Komisioni i Edukimit/Nga regjistrimi i fëmijëve pa mbushur
Evis Kushi ne Komisionin e Edukimit

TIRANE- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, prezantoi sot në Komisionin e Edukimit ligjin e arsimit parauniversitar me disa ndryshime. Një nga ndryshimet kryesore janë shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe, që të kthehen në qendra burimore. Kushi shtoi më tej se nuk do ketë vetëm proces arsimor, por edhe shumë shërbime për nxënësit me aftësi ndryshe. Ajo sqaroi se grupi i punës ka punuar dhe ka zhvilluar edhe vizita për t’i parë nga afër se si funksionojnë sot këto qendra burimore në vendet më të zhvilluara. Në Shqipëri janë 7 shkolla speciale dhe 2 institute, instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë dhe i nxënësve që nuk shikojnë. Ndryshimi do të fillojë me dy institutet, dhe më pas do vijohet me shkollat speciale që janë në qytete të ndryshme të vendit.

“Ne kemi menduar që këto shkolla speciale t’i kthejmë në qendra burimore, ku jo vetëm të ketë proces arsimor, por të ketë edhe shumë shërbime për nxënësit me aftësi ndryshe, për familjet e tyre, për mësuesit, të ketë trajnime dhe shumë procese të tjera që natyrisht i vijnë më shumë në ndihmë nxënësve dhe familjeve të tyre. Kemi parë modelet e tyre dhe paralelisht me ligjin, grupi i punës ka punuar dhe ka zhvilluar edhe vizita për t’i parë nga afër se si funksionojnë sot këto qendra burimore në vendet më të zhvilluara. Dhe pothuajse e kemi gati edhe mënyrën se si do ta implementojmë pas miratimit të ligjit kthimin e këtyre shkollave në qendra burimore”, tha Kushi në Komision.

Deputetja e PD, Merita Bakiu, anëtare e Komisionit të Edukimit iu drejtua ministres Kushi se ku do të gjenden mësuesit adekuat për qendrën burimore, dhe a ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përballuar punën.

Kushi tha se kanë një bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të ofruar përkujdesje sociale dhe shëndetësore. Ajo tha se do të ketë punonjës që nuk janë me patjetër vetëm mësues. Qendrat burimore do të funksionojnë me një strukturë të re.

“Do ketë punonjës që nuk janë me patjetër vetëm mësues. Qendrat burimore do të funksionojnë me një strukturë të re, kurrikul të re dhe mënyrë funksionimi të re. Një ndryshim tjetër lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve nga individë që mund të përbëjnë rrezik për ta. Është fjala për nenin i cili nuk lejon mësuesit që janë të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, apo që janë pjesë e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, apo që kanë kryer vepra të tjera penale që cenojnë figurën dhe imazhin e mësuesve, punonjësve të IA dhe vetë institucioneve arsimore pavarësisht rehabilitimit të tyre. Edhe pse mund të jenë të rehabilituar nga këto dënime, persona të tillë nuk do të lejohen asnjëherë që të punojnë brenda IA, qoftë mësues, apo qoftë në pozicione të tjera. Në vitin 2021 ne miratuam një udhëzim në MAS pikërisht për të mos i lejuar këta njerëz që të punojnë në IA, por tashmë kemi vendosur që ta përfshijmë në ligj, në një nen të veçantë, pikërisht për ta bërë edhe më të detyrueshëm dhe të garantuar zbatimin me përpikmëri të kësaj çështje”, tha Kushi.

Deputetja Blerina Gjylameti pyeti ministren Kushi se kush do e bëjë vlerësimin se çfarë quhet vepër penale, që e ndalon të ushtrojë detyrën e mësuesit dhe çfarë ndodh me një mësues që konsumon alkool dhe nuk quhet vepër penale.

“Gjithmonë është punëdhënësi që ka përgjegjësinë të shqyrtojë të dhënat e punëmarrësit, dhe në rast se në një moment vërehet se mësuesi konsumon alkool, ka një Komision Etike që marrin masa në këto raste”, u përgjigj Kushi, duke shtuar se llojet lidhen me vepra penale që janë pjesë e regjistrit të abuzimeve seksuale dhe pjesa tjetër përfshin të gjitha veprat që dënohen me formë të prerë.

Një tjetër ndryshim janë regjistrimet në klasë të parë të fëmijëve, ende pa mbushur moshën 6-vjeç. “Nuk është me detyrim, por nëse prindërit pas konsultave që zhvillojnë me psikologë apo mësues, ekspertë të sistemit arsimor, kanë dëshirë të regjistrojnë fëmijët edhe pa mbushur 6 vjeç për të filluar klasën e parë”.

Një tjetër ndryshim janë shkollat me status të veçantë. Këtu është fjala për shkollat artistike dhe sportive. “Të parat mund të jenë liceu artistik dhe shkolla e baletit që do të marrin statusin e shkollave të barabarta. Janë shkolla që dërgojnë studentë në universitetin e arteve dhe konsultimet tona kanë qenë në tryeza edhe me Universitetin e Arteve për të parë çfarë nevojash kanë ata, në mënyrë që të plotësohen nëpërmjet këtyre shkollave që do të kenë status të veçantë”, tha Kushi.

“Edhe pse shkolla nuk është shkollë artistike, nëse në atë zonë apo qytet ka kërkesa, fëmijë të talentuar, në një disiplinë të caktuar, ne kemi menduar t'ua japim këtë mundësi dhe t’i përgatisim këta nxënës që më pas kur të vazhdojnë studimet në shkollën e mesme të orientuar, të jenë të përgatitur”.

komisioni i edukimit evis kushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj