13 Qershor 2023, 15:06
Nga m.s
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
TIRANË- Kreu i Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes, Ardian Bali, deklaroi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare se viti që lamë pas, është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta. Në drejtimin e Nasip Naços, Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një seancë dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2022, të veprimtarisë së Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).
Të ftuar për raportin përpara komisionit ishin Ardian Bali, drejtor i Përgjithshëm i AISM dhe Istref Istrefi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zbulimit. Ardian Bali tha se viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Ai u ndal jo vetëm në sulmin e paprovokuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës më 24 shkurt, sulmet kibernetike kundër sistemeve digjitale dhe shërbimeve qeveritare online në korrik dhe në shtator, por edhe kapjen e tre shtetasve të huaj në Uzinën mekanike Gramsh, si dhe situatën në veri të Kosovës.
“Viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar, duke patur parasysh këtu (por jo vetëm) sulmin e paprovokuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës më 24 Shkurt, sulmet kibernetike kundër sistemeve digjitale dhe shërbimeve qeveritare online në korrik dhe në shtator, kapjen e tre shtetasve të huaj, dy rus dhe një ukrainas në Uzinën mekanike Gramsh në gusht 2022 si dhe situatën në veri të Kosovës”, tha Bali.
Më tej, drejtori Bali theksoi se për këto ngjarje AISM ka orientuar punën grumbulluese, përpunuese dhe analizuese si dhe atë mbështetëse operacionale për një informim sa më të saktë dhe në kohë të autoriteteve të drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura.
komisioni për sigurinë kombëtare ardian bali
Politike
13 Qershor 2023, 14:51
m.s
Eduard Shalsi
TIRANË- Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar projekt-rezolutën për vlerësimin e vepr...
Politike
13 Qershor 2023, 14:11
m.s
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar
TIRANE- Presidenca ka përcjellë detajet se për çfarë ësht&eu...
Politike
13 Qershor 2023, 13:56
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas zgjedhjes së Alfred Pezës si drejtor i Përgjithsh...
Politike
13 Qershor 2023, 13:02
m.s
foto ilustruese
GREQI- Alexandros P. Mallias, ish-ambasador i Greqisë në Uashington, Shkup dhe Tiranë, me anë të një shkrimi...
Politike
13 Qershor 2023, 12:19
m.s
Bajram Begaj
TIRANË- Mesditën e sotme është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar, me urdhër të Presidentit Bajra...
Politike
13 Qershor 2023, 11:15
A.B
Mbledhja
TIRANË- Ditën e nesërme do të mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë në Gjakovë. Ky takim, pë...
Politike
13 Qershor 2023, 11:13
m.s
Tritan Shehu
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i pranishëm në Komisionin për Politikën e Jashtme i kërkoi...
Politike
13 Qershor 2023, 10:38
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës. P&eum...
Politike
13 Qershor 2023, 07:28
A.B
Takimi
TIRANË- Dita e nesërme do të bëjë bashkë Qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ky takim,...
Politike
12 Qershor 2023, 22:27
I.A
Alar Karis
TIRANË- Presidenti i Estonisë, Alar Karis ka komentuar sulmin kibernetik në vend. Në një intervistë për ...