13 Qershor 2023, 12:19
Nga m.s
Bajram Begaj
TIRANË- Mesditën e sotme është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar, me urdhër të Presidentit Bajram Begaj. Në fokus të diskutimit është rreziku nga sulmet kibernetike, pas ngjarjeve të paprecedenta në korrik të vitit të kaluar, ku vendi ynë u sulmua disa herë. Kreu i Shtetit theksoi se sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Një vit pas sulmeve, Begaj deklaroi se është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë dhe sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Teksa bëri një bilanc të situatës, kreu i shtetit shtoi se aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Irani, e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre.
"Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe të sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme, të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre.
Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve. Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne.
Pavarësisht masave të marra, aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar.
Një vit pas sulmeve, është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona, për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Krahas sigurisë kibernetike, ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjatë KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani, në formën e propagandës dhe në forma hibride", tha presidenti.
këshilli i sigurimit kombëtar begaj
Politike
13 Qershor 2023, 11:15
A.B
Mbledhja
TIRANË- Ditën e nesërme do të mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë në Gjakovë. Ky takim, pë...
Politike
13 Qershor 2023, 11:13
m.s
Tritan Shehu
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i pranishëm në Komisionin për Politikën e Jashtme i kërkoi...
Politike
13 Qershor 2023, 10:38
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës. P&eum...
Politike
13 Qershor 2023, 07:28
A.B
Takimi
TIRANË- Dita e nesërme do të bëjë bashkë Qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ky takim,...
Politike
12 Qershor 2023, 22:27
I.A
Alar Karis
TIRANË- Presidenti i Estonisë, Alar Karis ka komentuar sulmin kibernetik në vend. Në një intervistë për ...
Politike
12 Qershor 2023, 22:22
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Koreshi ka folur për dhunën e pësuar në mbledh...
Politike
12 Qershor 2023, 22:09
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të zbatoj&eu...
Politike
12 Qershor 2023, 21:53
I.A
Alar Karis
TIRANË- President i Estonisë, Alar Karis ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të shtrijë bashk&eu...
Politike
12 Qershor 2023, 21:27
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë 32-vjetorit të PS-së ka bërë dhe rolin e kamarierit. Kjo pasi i ka marr&eum...
Politike
12 Qershor 2023, 20:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë 32-vjetorit të PS-së nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryeministrin e Kosovë...