LIVE UPDATES
Politike

"Kontrata nuk është vetëm për PD-në, por është për çdo shqiptar", Berisha: Nuk ka asnjë urdhër për të mos folur për të

Ai shtoi më tej se PD-ja në këtë kontratë nuk është pala kontraktuese, pasi ajo është fondacioni i patriotëve dhe demokratëve shqiptarë. 

1 Maj 2025, 19:01 Nga r.ll
"Kontrata nuk është vetëm për PD-në, por
konferenca

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha teksa po fliste lidhur me kontratën e PD-së me kompaninë amerikane tha se është krijuar për kauzat e drejta të Partisë Demokratike. Berisha tha se në tërësi kontrata është për marrëdhëniet mes PD, Shqipërisë dhe SHBA dhe se është për çdo shqiptar. 

Më tej ai sqaroi se nuk ka pasur asnjë urdhër për të mos folur publikisht mbi kontratën. Ai shtoi më tej se PD-ja në këtë kontratë nuk është pala kontraktuese, pasi ajo është fondacioni i patriotëve dhe demokratëve shqiptarë. Ndërkohë tha Berisha, në rastin e Chris LaCivita, pala kontraktuese është Partia Demokratike. Ai tha se nuk e mohojnë qe kanë pranuar dhe firmosur të pranojnë shërbimin, por theksoi se nuk janë palë kontraktuese.

"PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë, është një fondacion që jep paratë. Por një gjë, edhe sikur PD t’i ketë dhënë nga arka e vet, për kauzën ia vlen çdo qindarkë. Sepse marrim këtë. Edi Rama zhduk djegësin e Tiranës, vjedh 130 milionë euro dhe vazhdon njëlloj të thuhet se është udhëheqës i shquar.", tha Berisha ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Kontrata është publikuar plotësisht. Kontrata është për qëllime, për kauzat e drejta të PD. Pra në tërësi për marrëdhëniet mes PD, Shqipërisë dhe SHBA. Pasi në fakt kjo kontratë nuk është vetëm për PD, është për çdo shqiptar. Të siguroj se McGonigali do e marrë me vete Ramën. Nuk ka, do e marrë. Rama kudo që shkon është kryeministri që ka dhënë ryshfet 250 mijë euro për të korruptuar opozitën. E ka fajin në kurriz Rama. Rama është njeri që udhëton me thesin e fajit në kurriz...

...Nuk ka asnjë urdhër për të mos u thënë shqiptarëve të vërtetën e kontratës. E vërteta e kontratës që i ka djegur kaq shumë Edi Ramës, i ka djegur kaq shumë altoparlantëve të tij të paguar nga mëngjesi gjer në darkë nga Edi Rama dhe mediat, u ka djegur kaq shumë zyrtarëve të krimit. Unë përkundrazi do të doja që këto t’u përsëriteshin, por përpjekja për të zënë hapësirën mediatike të programit për qytetarët shqiptarë, kjo nuk më pëlqen.

Ju e keni parë vetë, unë kam katër muaj që dal para jush vetëm me program, për program. Sepse ajo është detyra.
Kurse Edi Rama nuk ka program, del me përpjekjen pikërisht për të mbytur hapësirën mediatike me banalitete dhe gjëra që nuk kanë asnjë lloj lidhje me qytetarin. Shumë e drejtë pyetja. Sepse nuk ishte PD, ishte fondacioni. Zoti Noka ka firmosur që pranon shërbimin. Po jo palë kontraktuese. Në rast se në rastin me zotin Chris LaCivita ne jemi palë kontraktuese si PD, në rastin tjetër, palë kontraktuese është fondacioni i patriotëve dhe demokratëve shqiptarë.

Ne nuk mund t’i zëvendësojmë ata. Kjo është shumë e thjeshtë. Ne nuk mohojmë qe ne kemi pranuar dhe kemi firmosur të pranojmë shërbimin, por nuk jemi ne palë kontraktuese. Besoj se është e qartë. Këtu nuk është e vërtetë. PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë, është një fondacion që jep paratë. Por një gjë, edhe sikur PD t’i ketë dhënë nga arka e vet, për kauzën ia vlen çdo qindarkë. Sepse marrim këtë. Edi Rama zhduk djegësin e Tiranës, vjedh 130 milionë euro dhe vazhdon njëlloj të thuhet se është udhëheqës i shquar.

Kë dënoi me vjedhjen 130 milionë euro? Mos dënoi pasanikët? Asnjërin prej tyre. Të varfrit i dënoi. 130 milionë euro janë 812 mijë pensione. Prandaj thashë ato mund t’i paguante qindarkë për qindarkë PD për të mbrojtur pikërisht çdo shqiptar, sepse janë bërë... ky është një narkodiktator. Ky me ato që i ka bërë shqiptarëve, ka përzënë 1 milion shqiptarë. Unë ta them që çdo lloj shpenzimi për të bërë transparencën, për të bërë anatominë e një narkodiktatori, është e vlefshme për çdo qytetar shqiptar. Kjo është e vërteta. Zotëri, a e dëgjove rezolutën. Të garantoj se ndryshe nga sa mashtron ai, por rezolutat kanë një proces jashtëzakonisht serioz. Në qoftë se ka nja gjë që vështrohet me lupë para se të votohet, është rezoluta. Jo para se të votohet në seancë plenare, por edhe para se të votohet në komitetin e rezolutave. Rezolutat janë gjëja më serioze e organizatave ndërkombëtare. Nuk voton kush gjëra të cilat nuk qëndrojnë. Nuk voton kush. Ndaj dhe përpjekja e Edi Ramës për t’i zvogëluar këto, është përpjekja e fundit e tij para se të thyejë qafën me datën 11 maj me votën e shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet