Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Apeli ka lënë në fuqi masat e dhëna nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për Eglantina Zëre, Taulant Tushe, Mariglen Qato, Redian Molla dhe J.Z.
TIRANË- Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka rrëzuar kërkesat e 5 zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, nën akuzë për vjedhje tenderash dhe korrupsion për dosjen 5D. Apeli ka lënë në fuqi masat e dhëna nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për Eglantina Zëre, Taulant Tushe, Mariglen Qato, Redian Molla dhe J.Z. Pesë zyrtarët kanë të drejtën të ushtrojnë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Njoftimi për Mediat:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 18 akti, datë 29.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim R.M., M.Q., T.T., J.Z. dhe E.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 28, datë 28.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.
Miratimin e vendimit nr. 35, datë 30.03.2024 të të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.
Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
SPAK e akuzon Redian Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022.
Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh. Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.
Foto ilustruese TIRANA- Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Adm...
Ivi Kaso TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka bërë një deklaratë në lidhje me skandalin e emrave ...
Begaj dhe Tajani ITALI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani e ka konsideruar shumë të rë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në S...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të stra...
Berisha dhe Malltezi TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë...
Punonjesit TIRANË- Një video e publikuar ditën e sotme tregon punonjësit e Bashkisë së Tiranës teksa po mbjell...
Lulzim Basha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp...
Ulsi Manja dhe Agron Shehaj TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian &Ccedi...
Ulsi Manja TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, tha se një Kod i ri Penal ës...